Ismail H Xhaferri: Ndal veting, ka zot hauri!

514
Sigal

Gazeta Telegraf/



Ismail H Xhaferri: Ndal veting, ka
zot hauri!

 

Ndal veting, se u teprua

Ndalu dhe qendro si nuse

Se ky vend ka burra trima

 Në gjykatën
kushtetuese

 

 

Se ky vend, ka burra trima

Që mendjen askush s’ua kthen

Dhe të bëjnë copë e çikë

Në çdo fjalë e në çdo nen

 

Ndal veting se na mërzite

Gjykata stë qas në derë

 Ndërsa kushtetuesja
vetë

Të kthen në letër pa vlerë

 

 

Ndal veting se ka hendek

 Ne nuk na vë dot në
rresht

Forca jonë janë milionat

Ne jemi rrush nga një vresht

 

Ndal veting, ka zot hauri

Ndal se na i hoqe trutë

Ne ja shkuan Ali Babës

Aliut me 40 hajdutë

 

Ndaj mos na bini në qafë

Flakeni majën e shpatës

Një nga ne vlen sa 40-të

Hajdutët e Ali Babës

 

Zoti Lu tërhiqu pas

Shumë përpjekur e ke marrë

Drejtësia jonë ka zot

Togat tona me kusar

 

S’mund tja futim vetes sonë

Ne të gjithe sa deshëm vodhëm

Shumë nga lekët e hashashin

Trafikantëve ne ua morëm

 

 

Ndal veting e kthehu mbrapa

Su heq dot gjyqtarëve brekët

Dhe ata që i burgosëm

Një nga një ua morëm lekët

 

Ndal veting se boll duruam

Nga të mirat ne u trashëm

Morem lekë sa deshëm vetë

 Dhe nga njerëzit e
pafajshëm

 

Ndal veting s’na trembet syri

Se keq është prishur dynjaja

Tani ligjin se bën ligji

Po e bën vetëm paraja

 

Hëngrëm me të dyja duart

Se sjemi si milingonat

Sa i mbushëm bankat plot

Sa nuk dimë ku kemi pronat

 

 

Ndal veting se na mërzite

Se kjo punë u bë për dreq

Ndaj i mbushëm bankat plot

 Me dashnore s’jemi
keq

 

Ndalu Lu se na  ke lodhur

Dhe me vepra dhe me fjalë

Po ju hoq cipa lakrorit

Na fute në dhe të gjallë

 

Ndal veting se e teprove

Ndalu dhe rri urtë si nuse

Se ky vend ka burra trima

Në gjykatën kushtetuese