Ismail H Xhaferi/ Vetëm socialistët janë në opozitë

517
Sigal

Gazeta Telegraf/

 


Ismail H Xhaferi



Opozitës dhe pozitës

Natyrisht i ka dalë boja

Dhe kur grinden dhe kur çirren

I kanë të gjitha me gjoja.

 

Le të grinden le të çirren

Ca më pak e ca më shumë

Gjithë krerë t e opozitës

Nuk kanë të afërm pa punë .

 

Gjithë
krerë t e opozitës

Që po çirren ditë e natë

Njerëzit e tyre të afërm

I kanë në administratë.

 

 

Vajza dhe mbesa e Bodes

Mbeten gjithmonë brenda porte

 Njëra punonjëse në bankë

Ndërsa tjetra në transporte.

 

Po
dhe Jorida Tabaku

Që ngjan si sirenë e detit

Ka vellain tek transportet

Motrën në bankën e shtetit.

 

 

Dihet se banka e shtetit

Është mademi I floririt

Ndaj aty është sistemuar

Motra e Gent Strazimirit

 

Se
banka është portë e madhe

Ndaj s’e ka tepruar fare

Dhe kunata e Berishës

Është në bankë si këshilltare.

 


bankën e Shqipërisë

Lekët janë njësoj si gjethe

Ndaj vajza e Jozefinës

Aty është emëruar shefe.

 

Kunata e Aldo Bumçit

Ne bankë na i bën me dorë

Vëllai i Flamur Nokës

Në energjetike drejtor.

 

 

Banka Ku drejtoi Fullani

Është balli I karvanit

Ndaj punon si këshilltare

Dhe bashkëshortja e Nishanit.

 

Se
në janë emëruar

Sipas seres sipas shkallës

Prandaj po punon aty

Edhe kunata e Dhallës.

 

Vëllai
i Gert Bogdanit

Është specialist i Ditmirit

Motra e Astrit Patozit

Në ministrinë e Tahirit.

 

Motra e Luciano Bocit

Është në ministrinë e rendit

Nuk u gjen asnjë pa Punë

Deputetve të kuvendit.

 

Mua,mos
me akuzoni

Për realitet të nxore

Bashkëshortja e Bujar Leskajt

Punon tek shoku Ditmir.

 

Natyrisht
jashtë parlamentit

Nuk ka asgjë për tu sharë

Kushëriri i Palokës

Shefi I projektit Star.

 

Gjeneral
Ali Koceku

Si komit me maliher

Djalin e ka punësuar

Në Tiranë si doganier.

 

A
ju kujtohet Aliu

Që ka,mbiemrin Koçek

Ai që jugun e rendit

Do ta shtypte me dyfek.

 

Ka
edhe shume të there

Por këtu po I them ndal

Sepse shumë prej tyre

*Qytetari dixhital*

 

Përballë
fakteve pa fund

Opozita ri si nuse

Kuptohet njerëzit e tyre

Kanë fituar me konkurse.

 

Socialistet
e vërtet

Edhe qajnë edhe qeshim

Sepse kanë të punësuar

Edin dhe Niko Peleshin.

 

Por
nuk duhet ta teprojmë

Le të jemi realist

Tek..tuk në administrate

Ka dhe ndonjë socialist.

 

Ziej
moj tenxhere ziej

Anëmbanë në Shqipëri

Punët në administratë

Janë të gjitha me tapi