Islami: Rama-Tahiri, mos ia nxini faqen prestigjiozes “The Economist”

488
Fotot e ministrit Saimir Tahiri me gazetarin e “The Economist” në arat me kanabis ka reagime debate të ashpra në radhët e PD. Pas deputetit Flamur Noka, ka reaguar edhe Kastriot Islami. Ky i fundit i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri, që të mos ia nxijnë faqen prestigjiozes “The Economist”. 
Ja reagimi i plotë i Islamit:
Rama dhe Tahiri…
Mos ja nxini faqen prestigjiozes The Economist!
Tim Judah duhet te distancohet nga kjo farse… qe kane pergatitur keta mashtrues…Rama-Tahiri!Shpresoj te mos jete perzier Toni Bler ne kete farse!?

Nderkohe qe Edi Rama i ka nxirre faqen Toni Blerit eshte tani radha e Saimir Tahirit qe t’i nxije faqen prestigjiozes The Economist…Eshte turp qe nje gazetar i nje reviste me reputacion nderkombetar shoqerohet me helikopter neper arrat me kanabisin nga ministri famekeq i Republikes se Kanabisit, i cili eshte kryeorganizatori i kultivimit te Kanabisit te Shqiperi. Ky eshte Ministri i Gjenerates se Kanabisit…Ky eshte Ministri i Degjenerates se Kultivimit te Kanabisit…

Nese Tim Judah, gazetari i The Economist desheron te shkruaje nje shkrim me te vertetat per kultivimin e kanabisit ne Shqiperi, duhet te kerkoje ndihme te gazetaret e ndershem investigative…te shume intelektuale te ndershem…dhe vetem te Sajmir Tahiri dhe Edi Rama nuk duhet te drejtohet…

Leti beje nje pyetje Tim Judah, edhe Tahirit edhe Rames, nese jane te gatshem te bejne testin e droges… Dhe nese Tim Judah desheron te beje nje shkrim per Republiken e Kanabisit te drejtuar nga Rama dhe Tahiri te filloje ne fshatin e Ministrit te Brendshem…

Nese te gjitha keto nuk do te ndodhnin, atehere Sajmiri dhe Rama do ti nxijne faqen The Economist…
Tim Judah duhet te kete parasysh qe shqiptaret e dine te verteten, po ashtu edhe te gjithe sherbimet e huaja inteligjente…Kjo e vertete nuk shtremberohet e fshihet dot…!
Sigal