‘Ishte trillim, tha Vuçiç?! Walker sërish në Kosovë për të përkujtuar Masakrën e Reçakut!

641
Sigal

Ishte masakër dhe krim kundër njerëzimit! Këto fjalë tha më 16 janar 1999, ambasadori i OSBE në Kosovë, William Walker, i cili sot është rikthyer me krenari në Kosovë për ta përkujtuar këtë genocid, që ai nuk lejoi të mbulohej nga Beogradi,  por e denoncoi fuqishëm gjithë botës.

Vetëm një muaj më parë,  Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, bëri deklaratën e rëndë ku masakrën e Reçakut e konsideroi një trillim të një “mashtruesi me folkë të bardhë” dhe fjalën e kishte pikërisht për diplomatin e shquar Ëilliam Ëalker.

Por, ja cila është përgjigja: Jetlir Zyberaj, këshilltar në Ministrinë e Jashtme të Kosovës, njofton se këtë javë “ është 21-vjetori i masakrës së Reçakut. Është kjo një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në vitet 90 të kryera nga Serbia. Ishte Ambasadori Ëilliam Ëalker ai që dëshmoi para botës këtë krim dhe parandaloi fshehjen nga forcat serbe.

Disa javë më parë Aleksander Vucic mohoi masakrën e Reçakut dhe sulmoi ambasadorin Ëalker. Kur të gjithë reaguan ndaj politikës së mohimit, askush nuk doli në mbrojtje të Ambasadorit Ëalker dhe punës së tij. Puna e tij, atëherë. është kujtimi i Reçakut sot. Me ftesën e zëvendëskryeministrit/ministrit të jashtëm, Z.Behgjet Pacolli, z. Walker si çdo vit po kthehet për të respektuar viktimat e Reçakut dhe për t’i treguar Serbisë dhe Vuçiçit krimet e tyre.”

  • Masakra e Reçakut ishte vrasja masive e 45 shqiptarëve nga Kosova që ndodhi në fshatin Reçak, në qëndër të Kosovës, në janar 1999.[1][2] Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër, duke justifikuar se shqiptarët e vrarë ishin antarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.]

William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, ishte i pari person i cili filloi të denonconte krimet serbe në Kosovë. Denoncimet e tij të vazhdueshme se popullsia në Kosovë po vritej nga serbët i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi.

Një ditë pas kryerjes së masakrës, më 16 janar rreth orës 13:30, Walker ndodhej në Reçak për të atë që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë. Walker pasi vizitojë fshatin u ngjit lartë te Gropa e Bebushit dhe pasi po i afrohej luginës së ngushtë u tmerrua kur i pa kufomat e tre mashkujve të moshuar dhe në këto momente deklaroi: “Për nga pamja duket si ekzekutim. Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu.”

Më pas Walker vazhdoi rrugën drejt luginës së vdekjes, ku po qëndronin të shtrirë me duar të shtangur e trupa të sakatosura kufomat tjera të civilëve të ekzekutuar barbarisht. Ai shtoi: “T´i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t´i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të vendos se ç’dua të them.” Në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai do të deklaroi: “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.