Ish Zv/kryeministrja Senida Mesi/ Emërimet e drejtorëve të Rilindjes u bënë si tenderat, kush paguan çmimin më të lartë

747
Sigal

Ish-zv.kryeministrja e Rilindjes e pranon: Emërimet e drejtorëve u bënë kush paguan çmimin më të lartë

Para disa ditësh deputeti socialist Paulin Stërkaj iu ankua kryeministrit Rama, se emërimet e drejtorëve (në Qarkun e Shkodrës) janë kthyer në tenderë politikë. Domethënë deputeti socialist pranon se në emërimet e drejtorëve në Administratën Publike nuk zbatohet ligji për “Nëpunësin Civil”, as ligji “Për Administratën Publikë”, emërimet nuk bëhen në saj të meritokracisë, por edhe konkurset janë kthyer në farsë. Dje ishte deputetja dhe ish-zëvendëskryeministra e Rilindjes, Senida Mesi, e cila ka pranuar se për emërimet e drejtorëve në Shkodër janë bërë kush ka paguar çmimin më të lartë. Domethënë, cili ka dhënë ryshfet, apo privilegje të tjera ndaj deputetëve, ka marrë edhe postin e drejtorit. Senisa Mesi: Akuzat që dëgjoj lart e poshtë me tenderë dhe ankande, dua të theksoj një element të rëndësishëm. Deri tani ka qenë tender, kush ka ofruar çmimi më të lartë. Ta harrojë që do jetë një drejtor i emëruar, kush ofron çmimin më të lartë. Do të jetë një drejtor që ofron cilësinë më të mirë, profesionalizëm më të lartë dhe të dijë të administrojë institucionet”, dhe u zotua se këtej e tutje: “Drejtor nuk mund të emërohet ai që do Senida, Paulini, as Luani (Harusha)”, – shtoi ish-zëvendëskryeministrja Mesi.