Ish- të persekutuarit politikë apelojnë Ramen, nisin greven e urisë

722
Ish-të përndjekurit politik u janë rikthyer protestave. Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit për dëmshpërblimet dhe per trajtimin e tyre. Në simbol të vetëflijimit të Lirak Bejkos rreth 6 vite më parë, një grup prej tyre janë vendosur në çadër pikërisht në vendin ku 47 vjeçari ndërmori aktin ekstrem. Kreu i shoqatës Nebil Çika I pranishme prane te perskutuarve, tha se “Jam këtu për ti kujtuar kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij që atëherë erdhi tre herë i vizitoi dhe u premtoi, edhe pas vdekjes së një të burgosuri politik,LiIrak Bejkos. U premtoi se do ti zgjidhte këto probleme që këta kanë sot, për dëmshpërblimet, i cili përjashton shumë kategori. Ata që janë ngujuar sot në grevë urie janë pikërisht nga këto kategori të përjashtuara. Ata kanë bërë burg politik, kanë patur akuza politike dhe ligji i ka përjashtuar ata nga dëmshpërblimi.”
Vetë ish të dënuarit politik theksojnë se as ata dhe as trashëgimtarët e tyre nuk kanë përfituar asnjë këst të dëmshpërblimit. “Akoma pa marrë asnjë kist, si dhe trashëgimtarët që nuk kanë marrë asnjë kist. Prandaj i bëj thirrje të gjithë popullit.”
Të lidhur me zinxhirë në duar kërkojnë njohjen e viteve të burgut. Ish të dënuarit politik për mediat theksojnë se nuk do të tërhiqen nga greva duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesave.
Sigal