Ish Presidenti Topi: Meta një politikan me përvojë që ka përmirësuar ndjeshëm cilësitë e durimit për të dialoguar

428
Topi: Detyrim dhe kënaqësi të bashkëpunoj me Presidentin e zgjedhur Meta 

Gjëja më e rëndësishme për Shqipërinë sot është fakti se nuk ra në krizë për zgjedhjen e Presidentit në një moment kur situata politike është problematike dhe për më tepër që në kontekstin rajonal ka jo pak trazira. Pavarësisht nga këndvështrime të ndryshme rreth emrit, personalisht shoh tek z. Meta një politikan me përvojë që ka përmirësuar ndjeshëm cilësitë e durimit për të dialoguar. Besoj se kjo është më e rëndësishmja për atë institucion. E kam uruar presidentin e ri, dhe kam gjetur gatishmërinë për të bashkëpunuar mbi çështje të interesit kombëtar. Në çdo kohë që kreu i shtetit do ta shohë të arsyeshme, kontributi im do të jetë detyrim dhe kënaqësi.
Sigal