Ish-presidenti Nishani për tenderët: Hajdutëria në kupë të qiellit, fituesit shpallen pa garë

452
Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar qeverinë me pretendimin se kjo e fundit abuzon me tenderët. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Nishani tha se në bazë të të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve Publike qeveria bëri 2234 tenderë të mbyllur, të cilat sipas tij janë bërë pa garë. Mes të tjerash Nishani thekson: “Agjencia e Prokurimeve Publike raporton se vitin e kaluar qeveria bëri 2234 tenderë të mbyllur. Kjo do të thotë se një e treta e tenderëve me paratë e shtetit bëhen pa garë, çka rrit abuzimin skandaloz me paratë publike. Sipas të dhënave të vetë Agjencisë, rezulton se qeveria ka shpenzuar vitin e kaluar mbi 60 milionë euro në tenderë ku ka caktuar fituesin drejtpërdrejtë pa garë. Vlera fituese ka rezultuar sa 99.3 për qind e fondit limit. Kur nuk ka garë, fituesi i paracaktuar abuzon me maksimumin e fitimit për veten e tij dhe shpenzimin maksimal të parave publike. Kjo është thjesht dhe troç, grabitje e parave të buxhetit të shtetit ! Konkurrimi në tenderë bëhet pikërisht për të siguruar ofertën më të leverdishme dhe standardin më të lartë që paraqitet nga konkurruesit. Deri në vitin 2013 këto tenderime bëheshin vetëm elektronikisht, ku askush nuk kishte mundësi të zbulonte paraprakisht ofertat. Tani hajdutëria ka mbërritur në kupë të qiellit Pa konkurrim fare!!!
Sigal