Ish presidenti Moisiu: Ilir Meta është njeri që në vazhdimësi ka manifestuar frymën e konsensusit me shumë sukses

66
Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot pasdite Ilir Metën në postin e presidentit të ri të Republikës. 

Ish-presidenti Alfred Moisiu e vlerëson pozitivisht figurën e kryetarit të Kuvendit. “Mbase jam i pari, por dua ta uroj sot Ilir Metën. Ai ka manifestuar konsensus, është një zgjedhje e goditur”, ka deklaruar sot për “Ora News”, ish-kreu i shtetit. 

Moisu beson se Meta nuk do te jetë vetëm një mandat 5 vjeçar në krye të shtetit por parashikon 10 vjet. 

“Kandidatura është e qartë tani, sepse konsensusi në një mazhorancë është i plotë dhe unë mund të them që në situatën aktuale është një zgjidhje nga më të goditurat. 

Pse e them këtë?! Sepse Ilir Meta është njeri që në vazhdimësi ka manifestuar frymën e konsensusit me shumë sukses. Pra është një arritje e tij personale, është edhe një përvijim i figurës së tij politike, i tendencës së tij politike që të ketë ballancë me forcat politike. 

Është shumë e rëndësishme tek ne vecanërisht në situatën e sotme politike dhe unë gjykoj që kjo punë ka marrë fund, pavarësisht se procedurat kanë radhën e tyre. Me këtë rast unë dua ta uroj paraprakisht, mbase jam edhe i pari që e uroj Ilir Metën për këtë punë, por kam edhe një gjë tjetër. 

Them se kjo do të thyejë edhe tabunë e një mandati 5 vjeçar të Presidentëve shqiptarë. Do ta shpjegoj për çfarë bëhet fjalë. Deri tani të gjithë presidentët kanë bërë nga një mandat, edhe kjo për mendimin tim do të arrihej pas shumë viteve. Po ja që u krijua një rast që me raportin që ka Ilir Meta qoftë me të majtën apo me të djathën, por ka edhe një parti që ka kryesuar që tani me siguri ka për ta lënë se është i detyruar nga kushtetuta, kështu që do ketë një vazhdimësi dy mandatçe, do jetë i pari që do bëjë 10 vjet President”- thotë Moisiu.