Ish ministrja Gjosha: Votimi i parlamentit holandez do të ketë një efekt domino edhe në vendet e tjera të BE-së

391
Sigal

Çështja e krimit të organizuar është një çështje që jo vetëm opozita në përgjithësi por duke njohur problematikën në të cilën ndodhen sot vendet anëtare unë e kam ngritur disa herë që duhet bërë kujdes në mënyrën se si bashkëpunohet me të tilla vende, me institucionet e rendit të këtyre vendeve, diplomacia shqiptare duhet të luajë një rol shumë herë më aktiv për të normalizuar dhe përmirësuar deri diku atë imazh dhe perceptim që ka shteti i Holandës edhe si një vend skeptik kundrejt procesit zgjerimit apo dhe atyre destabilizimit të brendshëm që ne kemi në Shqipëri të cilin e përçojmë shpesh herë dhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe kuptohet që edhe Holanda çështjen e krimit të organizuar e ka pasur një nga çështjet kryesore jo sot, por edhe gjatë kohës që unë kam qenë ministre e integrimit evropian dhe e di mirë debatin e nxehtë që ndodh në parlamentin e tyre. Kurrë nuk mund të mendohej që ky debat do të sillte pikërisht fenomenin e rikthimit të vizave. Ka qenë një veto edhe ndaj qershorit, edhe ndaj një drite jeshile që ne mund të mendonim se mund të ndodhte në muajin qershor. Dhe fakti që Holanda e ka nisur këtë debat, duhet të kuptojmë tashmë mesazhin se si kalohet dhe përçohet përmes vendeve anëtare. Dihet që prapa këtyre vendeve janë dhe vende të tjera të mëdha, vendimmarrëse në proceset integruese të Shqipërisë, por edhe të vendeve të tjera aspirante, të cilat pak a shumë kanë të njëjtin qëndrim. Frika ime pas këtij debati në parlamentin holandez, do të ketë një efekt domino, një efekt zinxhir, për vende të tjera që kanë çështje ende të mbartura me Shqipërinë, me qeverinë shqiptare, që kanë një mungesë komunikimi të theksuar tashmë me diplomacinë shqiptare për të vepruar dhe për të marrë një vendim. Holanda vërtetoi që nuk është opozita ajo që po shkakton problematikë mbi vazhdimësinë e procesit të integrimit evropian. Nuk janë as protestat e opozitës, nuk është as rruga që ndërmori kryeministri për të shkuar në Itali për të zhbërë imazhin e Shqipërisë nga protestat. Imazhi i Shqipërisë cenohet nga shumë mungesa të tjera që ka demokracia shqiptare dhe mosfunksionimi i brendshëm i shumë prej institucioneve i shtetit të së drejtës, i dhunimit të votës së qytetarëve, i dhunimit të pronës së qytetarëve etj.