Ish-ministri Peleshi shprehet kundër projektit të Ramës për TEC-in e Korçës

463
Sigal

Niko Peleshi, ish-ministër i Bujqësisë, ka dalë kundër projektit të miratuar nga qeveria Rama për ndërtimin e një termocentrali në qytetin e Korçës. Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, ish-ministri Peleshi thekson se ky projekt nuk ka marrë ende autorizimin nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe as miratimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. “Jam tërësisht në të njëjtin qëndrim me kryetarin e bashkisë, Sotiraq Filo. Pra, nëse ky projekt shton sadopak ndotjen ne qytet, unë jam aktivisht kundër dhe projekti nuk do të ketë asnjë shans të realizohet kundër vullnetit të institucioneve dhe interesit te Korçës”, thekson ish-ministri i Bujqësisë. Vendimi për ndërtimin e TEC-it në Korçë është marrë në mbledhjen e 30 shtatorit 2018, kohë kur Peleshi ishte ministër i Bujqësisë në qeverinë Rama.