Ish-ministri Panariti: Rama e ka gabim, mos tu shkojë ndër mend të paguani lekë për ujin

96
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se do tu vihen matës edhe puseve të ujit, si mjet për të luftuar informalitetin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet: “Shpimi i puseve familjare ne fshat, ishin zgjidhja qe i dhane fermerët me sakrificat dhe parate e tyre dhe pa asnje mbështetje shteterore nevojave per uje te pijshem, larje dhe shplarje, vaditje etj. Ishte kjo nje zgjidhje e detyruar nga mungesa e ujesjellesave dhe kanaleve vadites. Ishte e vetmja menyre e tyre per mbijetese.”
Në vijim Panariti shprehet se në vend që të penalizohen ata që i dhanë një zgjidhje, duhet që shteti t’i jetë mirënjohës.
“Per kete duhet tu jemi mirenjohes dhe madje ti mbeshtetim per mbulimin e nje pjese te shpenzimeve per hapjen dhe mirembajtjen e ketyre puseve. As te mos i shkoje ndermend kurkujt tu kerkoje atyre para per ujin e tyre.”, – shprehet Panariti.