Ish-ministri i Ramës: Në qoftë se të kërkosh demokraci të bën rus, atëherë unë jam rus

469
Sigal

Akuzave të mazhorancës dhe mediave pranë saj se, opozita influencohet nga qarqe ruse, si politikisht ashtu edhe financiarisht, i është përgjigjur edhe ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan se, nëse demokracia dhe liritë themelore të bëjnë rus, atëherë edhe ai është rus,Në qoftë se të kërkosh DEMOKRACI, LIRITË e TË DREJTAT THEMELORE të bëjnë Rus, atëhere unë jam Rus.

As më plas fare!

Më mirë me Demokraci sesa Narko-Klepto-Stabilo-Kakokraci…

Mesa di këto të fundit vijnë nga Rusia, por s’ka problem. Si të dojë le tja verë emrin Kryeministri, zgjedhjen e kam të bërë tashmë!