Ish-ministri i LSI ironizon dështimin e negociatave: Arroganca çon në fundamentalizëm!

413
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani sa herë që i jepet mundësia, nuk lë pa thumbuar qeverinë ‘Rama’. Teksa ka komentuar dështimin e negociatave mes maxhorancës dhe opozitës, pavarësisht ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, David McAllister dhe Knut Fleckenstein Manjani tha se arroganca çon në fundamentalizëm. Sipas tij, zgjidhja e krizës politike ka kosto të larta.
“Arroganca çon në fondamentalizëm! Çështjet e thjeshta bëhen krizë. Zgjidhja e krizës ka kosto të lartë. Vendi paguan!Gjithmonë kështu ndodh!, citohet në postimin e Manjanit në “Twitter’.

Mbrëmjen e djeshme për të gjetur një zgjidhje kryeministri Edi Rama bëri disa lëshime, siç ishte propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve më 16 korrik, 4 ministra teknik, por jo qeverinë teknike, ç’ka solli edhe largimin e Bashës nga Pallati i Kongreseve, vend ku u ulën palët por dialog.

Sipas propozimit të Ramës, ministritë që duhen të kenë ministra teknikë do t’i propozonte opozita, ndërsa emrat t’i zgjidhte kreu i ekzekutivit. Nga ana tjetër, burimet bënë të ditur se Basha refuzoi ofertën, duke kërkuar një kryeministër teknik në drejtimin e një qeverie teknike.
Sigal