Ish-ministri i LSI del hapur pro PD-së: Duhet të rrimë të gjithë në çadrën e lirisë

370
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duket se tashmë mbështet opozitën. Ndërsa LSI vijon t’i rezistojë ftesave të PD-së për t’iu bashkuar protestës dhe për të braktisur qeverinë, ish-ministri që vjen nga kjo forcë me sa duket e ka ndarë mendjen.

Pas denoncimeve të aferave sipas tij korruptive të qeverisë “Rama” deri dhe të të ashtuquajturave afera seksuale të ministrave në hotelin e Klement Balilit, Manjani thotë se tashmë të gjithë duhet të rrinë në ‘Çadrën e Lirisë’ siç është pagëzuar çadra e ngritur para Kryeministrisë ku proteston prej 14 ditësh opozita.

“Ka të drejtë Prof. Fuga! Në çadrën e lirisë dhe të zgjedhjeve të lira të gjithë duhet të rrimë! Shqiptarët duhet të zgjedhin, jo të votojnë!”, – shkruan Manjani në rrjetin social “Twitter”.
Sigal