Ish-ministri i jashtëm serb Jeremiç: Soros, Rama, Thaçi, Vuçiç dhe miqtë e tyre lobojnë për ndarjen e Kosovës

474
Sigal

Ish-Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç zbulon se miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Toni Bler dhe Aleks Soros, i biri i Xhorxh Soros, po lobojnë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për gazetën prestigjioze austriake “Der Standard”, Vuk Jeremiç tregon, gjithashtu, se kush po lobon në Shtëpinë e Bardhë për llogari të Serbisë.

Der Standard: Cili është roli i konsulentëve që paguan Serbia në funksion të idesë për shkëmbimin e territoreve?

Vuk Jeremiç: Ëolfang Petritsch punon në nivelin e Bashkimit Evropian. Tony Blair, si ish-kryeministër britanik, punon në të gjitha nivelet dhe me të gjitha palët. Në Amerikë është Corey Leëandoëski, ish-drejtuesi i fushatës presidenciale për Trump, i cili drejton një firmë konsulence në Uashington. Leëandoëski takoi Vuçiçin në Beograd dhe loboi në Ëashington për ndarjen e Kosovës. Mbi të gjitha, Alexandër Soros përpiqet të bindë përfaqësuesit e demokratëve në SHBA për ndarjen e Kosovës. Ish-ministri i jashtëm serb në vitet 2007-2012 thotë, se Plani Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike është mbajtur shumë i fshehtë edhe në Serbi dhe se ai ka dëgjuar për këtë plan, “kur Tony Blair udhëtoi në Gjermani për të bindur Angela Merkelin për këtë ide. Ajo është kreu i vetëm i qeverive perëndimore që ka hedhur poshtë publikisht ndryshimet e kufijve. Si rezultat, në qarqet diplomatike u bë e njohur se Vuçiç është i gatshëm të japë Luginën e Preshevës në Kosovë në shkëmbim me zonat në Kosovën e Veriut.

Der Standard: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Vuçiç dhe Thaçi janë duke punuar së bashku në këtë rast. Pse?

Vuçiçi po thellon sundimin autokratik, Thaçi po përpiqet të qëndrojë në pushtet dhe Rama i bie fyellit të nacionalizmit. Pavarësisht akuzave verbale publike, këta punojnë shumë ngushtë me njëri-tjetrin pas dyerve të mbyllura. Por, nuk mund të ndërtosh marrëdhënie të qëndrueshme dhe të mira mes dy popujve, duke i nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit me retorika luftarake. Historia e ka provuar këtë jo shumë larg në kohë. Në fillim të viteve 1990, kur Sllobodan Millosheviç (Presidenti serb) dhe Franjo Tuxhman (Presidenti kroat) mbajtën lidhje të ngushta dhe biseduan për ndarjen e Bosnjës pas dyerve të mbyllura, kjo përfundoi në një katastrofë. Jeremiç ngre shqetësimin tjetër, se marrëveshja për një shkëmbim territorial midis Vuçiçit dhe Thaçit nuk garanton miratimin e saj në Këshillin e Sigurimit dhe as pranimin e Kosovës në OKB nga Rusia dhe Kina, si dy anëtare të Këshillit të Sigurimit. “Rusia ndoshta do të kërkonte një çmim shtesë. Veç të tjerash, përcaktimi i kufijve ndërmjet grupeve etnike në Ballkan nuk do të mbaronte, sipas shembullit te Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit e BE-së e dinë se një pikëpamje e tillë afatshkurtër, në plan afatgjatë, është një recetë për një destabilizim të përtërirë të Ballkanit.”– argumenton Jeremiç. Ish-ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç. i pyetur nga “Der Standard”, nëse parashikon që këtë vit të ketë ende një marrëveshje midis Vuçiçit dhe Thaçit, duke përfshirë edhe shkëmbimin territorial, përgjigjet: “Vlerësoj mundësinë në 50%, sepse ka kundërshtim të fortë. Si në Serbi, dhe në Kosovë, shumica e popullsisë është kundër kësaj marrëveshjeje. Në Serbi është kundër edhe Kisha Ortodokse. Do të doja që politika evropiane të kthehej në perspektiva afatgjata dhe të mos bënte zgjidhje të shpejta.”