Ish-ministri i drejtësisë Manjani: Kryeministri e pranoi me dokument që ka dhunuar Kushtetutën

555
Sigal

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka akuzuar Kryeministrin Rama për “dhunim të Kushtetutës”, në lidhje me propozimin e emrit të Sandër Lleshit për ministër të brendshëm. Manjani, duke ju referuar dokumentit themeltar të shtetit, shkruan se ushtarakët aktiv nuk lejohet të zgjidhen as deputetë. Ai i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktikat e punës të së cilit nisin dhe përfundojnë në injorim dhe dhunim të Kushtetutës dhe ligjeve. Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Kush është dhunuesi i Kushtetutës?! Karafil-Kryeministri e pranoi me në fund vetë, shkresërisht, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e Ministrit. Për sqarim: sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo. Nga ana tjetër neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër. Kjo është Kushtetuta! Karafil-Kryeministri e pranoi se e ka shkelur këtë rregull të Kushtetutës, vetëm sot që propozon nxjerrjen e gjeneralit nga shërbimi aktiv! Por nga ana tjetër do ti duhet ti japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës?! E kujtoni sa helm ha hedhur gjithë këto ditë, për me demek “shkelje të Kushtetutës” nga Presidenti?! Nuk ka ndodhur vjet as para një muaji, por javën që kaloi. Ja si u katandis Karafili! Mrekullia Kushtetuese e këtij vendi! Dhunuesi më u madh i Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi. SPAK do të duhet të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktika e punës e të cilit nisen dhe përfundon në injorim dhe dhunim total të Kushtetutës dhe ligjeve! Nuk është vetëm çështja e marrëdhënieve emërim-shkarkim, por ka gjëra të tjera që kanë sjellë pasoja të rënda, duke filluar nga tërësia territoriale e deri tek zhdukja e parave e pasurisë publike në mënyrë abuzive.