Ish-ministri i Bujqësisë Prof. Panariti: Ja problemet nga ligji 7501 për titujt e pronësisë së tokës

595
Sigal

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka ngritur edhe një herë shqetësimin rreth titujve të pronësisë për pronën shtetërore dhe përfituesit sipas ligjit 7501. Ish-ministri i Bujqësisë Prof. Panariti thotë, se  është detyrë e Bashkisë që të ndajë titujt e pronësisë, ndërsa shtoi se një titull pronësie nuk të bën pronar, por është certifikata e pronësisë ajo që të bën të tillë. Më tej, teksa u ndal tek ligji 7501, deputeti Panariti thotë: “Veriu nuk e njeh ligjin 7501. Ata ndarjen e tokës e kanë bërë në bazë të dokumenteve të vjetra të pronësisë. Të pretendosh se do të ndash tokat në veri me ligjin 7501 është paradoks. Ndaj ne kemi propozuar që të bëhen ndryshime në ligjin për pronësinë”. Prof. Panariti u shpreh se “në bazë të ligjit 7501, nëse dikush ka një tokë bujqësore dhe nuk e përdor, atëherë pronari duhet të paguajë taksë. Mos përdorimi i tokës bën që ajo të degradojë”. Ai u bëri thirrje autoriteteve dhe Ministrisë së Bujqësisë, që të rishikojë titujt e pronësisë, pasi ajo që figuron në letër nuk përkon me atë që është në terren. Ish-ministri i Bujqësisë Prof. Panariti thotë se, ka mbivendosje, ka keqmatje etj., e kështu, prona nuk mund të regjistrohet, vetëm pse bën presion qeveria, sepse ka problem dokumentacioni.