Ish-ministri i Bujqësisë kritikon buxhetin e Ramës: Merrni lapsin dhe bëni një ushtrim të thjeshtë aritmetik

480
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar ndaj buxhetit të qeverisë Rama për këtë ministri. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se referuar shifrave, buxheti i vitit 2018 nuk ka një rritje prej 15 % krahasuar me 2017 siç e deklaron qeveria, por vetëm 8 %.
“Cilën duhet të besojmë, bujqësinë e propagandës apo të shifrave kokëforta të buxhetit ?!! Ju ftoj të merrni lapsin dhe të bëni një ushtrim te thjesht aritmetik. Bujqësia e vitit që po mbyllet pati në dispozicion 10 miliardë e 171 milionë lekë, ndërsa Bujqësia e vitit 2018, ka në dispozicion 10 miliardë e 944 milionë lekë. Sa është rritja në përqindje krahasuar me një vit më parë? Aritmetikë e thjeshtë, rritje vetëm me 8% dhe jo me 15% siç e do dhe e shpall bujqësia e propagandës. Ndërkohë që ky sektor vetëm këtë vit futi në prodhimin e përgjithshëm të vendit, plot 25 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. E kuptoni se ku jemi?”, shkruan ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Sigal