Ish ministri Ditmir Bushati/ Modeli ynë dështoi, krimi me influencë politike në Shkodër. PS-ja tu kërkojë falje qytetarëve

417
Sigal

Ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushatit kundër rezolutës së Ballës për ndërhyrje të huaja në zgjedhje

Modeli ynë dështoi, krimi me influencë politike në Shkodër

Ditmir Bushati, ish ministri i Jashtëm, për herë të parë pohon se PS-ja duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Shkodrës për kandidatin e 30 qershorit.  Ditmir Bushati: Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit,  por mendoj se në Shkodër ka dështuar modeli ynë”. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kërkuar publikisht ndjesë për këtë dështim, ndonëse nuk pranon akuzën e Edi Ramës, se Valdrin Pjetri ishte propozim i tij. Bushati thotë se një ndjesë zyrtare i takon ta bëjë edhe Partia Socialiste. “E para, e di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave socialiste të Shkodrës. E vërteta është e thjeshtë: struktura e PS në Shkodër propozoi 3 emra, ndërkohë që Kryesia e PS ia dha besimin Valdrin Pjetrit”, tha ai. Ish-ministri i Jashtëm ka qenë i deleguari i Kryesisë socialiste për Qarkun e Shkodrës. Për herë të parë ai flet mbi problemin e lidhjeve që ekzistojnë mes krimit dhe politikës. “Një qytet, i cili i ka rezistuar komunizmit, i ka rezistuar pushtimeve të ndryshme, e ka mposhtur frikën, qoftë përmes pentagramit apo humorit të hollë, sot nuk i nënshtrohet dot krimit, influencës së krimit. Qoftë edhe kur kjo influencë mund të vijë përmes politikës. Në rast se nuk adresojmë rrënjët e këtij fenomeni bëjmë gabim të merremi me kandidatin. Ne duhet të adresojmë rrënjët e këtij fenomeni. Duhet t’i bëjmë pyetjen vetes, pse në tryezat tona u kthyen njerëz të cilët, partnerët tanë strategjikë, SHBA, i konsiderojnë si të papërshtatshëm. Çdo gjë tjetër është pasojë e këtij fenomeni”. Bushati duket se i ka përgjigjet mbi fejesën e krimit me politikën, por preferon të shtrojë pyetje. “Pse zona të caktuara të Shqipërisë janë vatër të përleshjeve të grupeve të ndryshme me prapavijë kriminale? Kjo është çështje që kërkon një vullnet mbipartiak. Nëse dikush mendon se ky është një fenomen që ka prekur PS, PD në disa raste, apo LSI në disa raste të tjera, mendoj se gabon kur e konsideron këtë një fenomen partiak”, tha ai. Si ministër i Jashtëm doli hapur kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk pranon se ishte kjo arsyeja pse Edi Rama e hoqi nga Qeveria. “Një ide e vjetër serbe, një ide që për fat të keq u vu edhe në gojën e disa shqiptarëve, që ndoshta nuk ishin vetëdijshëm për pasojat që do të sillte kjo ide”, tha ai. Bushati thekson se Qeveria e Tiranës duhej të kishte mbajtur një qëndrim më të qartë mbi debatin për kufirin, ndonëse nuk i fsheh rezervat ndaj protagonizmit të Kryeministrit në marrëdhëniet me Serbinë.

Rreziku numër 1 në Shqipëri është krimi dhe korrupsioni

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka mbajtur dje një qëndrim të prerë kundër një rezolute të paraqitur nga deputetë socialistë, me në krye Taulant Ballën, lidhur me atë që e quajnë ndërhyrje e huaj në zgjedhje. Gjatë diskutimit të rezolutës në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme, Bushati tha se nuk duhet të bëhemi vend dordolec, duke shtuar se me gafat tona do na qeshin.  Ish-ministri Bushati, referuar draftit të paraqitur tha, se ai është i mbushur me gabime të shumta, si në përmbajtje ashtu edhe në përkthim. “Mos lëmë nam, drafti ka gabime të shumta”, iu drejtua Bushati, anëtarëve të Komisionit të Jashtëm. Por jo vetëm kaq, Bushati ka thënë se një dokument të tillë nuk e ka miratuar asnjë Parlament kombëtar i ndonjë vendi. “Që në titull ne kemi një gabim, po pa pasur një mendim të qeverisë dhe të Parlamentit nuk dua të futem në këto ujëra të turbullta. Unë kam bërë kërkime dhe kam parë vende të Ballkanit Perëndimor që nuk e kanë këtë rezolutë. Qeveria shqiptare është përgjegjësia që koordinon disa institucione, qoftë ato që janë brenda sferës së drejtpërdrejtë të saj por, edhe institucione të tjera. Duhet të kemi një dokument të thelluar nga qeveria shqiptare. Të gjitha dispozitave që përcakton Kushtetuta Shqiptare dhe lufta për informacionin e klasifikuar. Dal te pyetja e dytë. Dua të them se, që në titull ne kemi një gabim, po nuk dua t’i hyj këtij diskutimi pa pasur qëndrimin e qeverisë shqiptare, nuk dua që komisioni të hyjë në hetime të tilla. Unë e kam bërë kërkimin e duhur dhe kam vënë re se parlamentet kombëtare nuk kanë shkuar në këtë proces, se natyra e tyre është demokratike. Mos harroni, në vetëm pak javë më pas Shqipëria zyrtarizon marrjen e kryesisë së OSBE. Ne kemi marrë disa zotime aty. Ne si komision duhet të dimë edhe qëndrimin e Sllovakisë edhe të Italisë dhe e fundit, këtu bie dakord me kolegun Gjoni, pasi ne kemi qenë në bashkëpunim me ta. Të gjithë ata që janë marrë me përkthimin e rezolutës, nuk është një përkthim korrekt. Rezoluta e PE ka mbi 120 dokumente që citon të KE. Nuk është propagandë. E kam të nevojshme të them, nuk jemi vend dordolec, nuk është vend anëtar i NATO-s. Edhe ju e dini shumë mirë si ish-ministre, dy vjet donit të lëviznit nga një vend në një vend tjetër, sepse jemi vend anëtar NATO-s, sepse në ministri kishte një server që donte shumë kujdes. Nëse doni ta bëni, bëjeni. Nëse juve unë ju bezdis me këto që them, bëjeni. Por duhet të kemi qasje me strategjinë kombëtare. Lulzim Basha nuk më intereson, por të mos futemi në këtë realitet. Nuk mund të jetë copy paste një dokument të gabuar. Nëse na vjen të na thuhet, se nuk e dimë, nëse është me sigurinë kombëtare apo sigurinë kibernetike, çfarë duhet të përmirësojmë. Gafat tona që do na qeshin…nuk ia lejojmë dot vetes këtë gjë. Kjo nuk është politikë. Ne duhet të kishim rolin kryesor. Ne duhet si deputetë që të jemi të kthjellët dhe të dimë, që terminologjia është në përputhje me dokumentet e shtetit shqiptar, objektivat janë? Po ju them se nuk janë. Jemi ne këtu që kemi çuar tekst në BE dhe OSBE për paketën antishpifje. Po supozojmë se e miratuam këtë: Jam Edi Rama kryeministër, çfarë objektivash dhe çfarë detyrash ka këtu që nuk i kam bërë? Çfarë nuk kemi bërë deri më sot, shefi i SHISH apo drejtor i AKEP. Të kemi një analizë paraprake dhe këtë s’e bëjmë dot mbi opinione personale. Këtë gjë mund ta bëjmë duke u nisur nga interesi ynë kombëtar. Duhet ta bëjmë këtë, bazuar mbi analizën e informacionin e qeverisë. Në fund themi, jemi apo s’jemi dakord. Edhe ata në parlamentin evropian e kanë bërë, pasi kanë bërë 15 dokumente me punë ndër vite. Rreziku numër 1 është krimi dhe korrupsioni. Rreziku kibernetik dhe ndërhyrjet e huaja është e treta e katërta. Duhet të bëjmë një analizë. Të bëjmë një kalendar pune dhe të ecim përpara. Çfarë duhet të rregullojmë.