Dosja e ish-kryetares së bashkisë përfundon në SPAK, vjen reagimi i parë nga LSI-ja: Do kemi akuza të papara

628
Ka ardhur reagimi i parë nga LSI-ja, pas dërgimit të dosjes së Zamira Ramit në SPAK. Nora Malaj, e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se është drejtësia ajo që duhet të flasë, ndërsa paralajmëroi të tjera akuza sipas saj me prapaskena politike.

Është e drejtë e gjithkujt të denoncojnë. Të akuzosh dikë është e drejtë e cdo njeriu, të vlerësohet se është e drejtë akuza është një masë tjetër. Derisa individi është i akuzuar por i pavërtetuar, ngelet në kuadrin e vlerësimit. Jam e bindur që do të kemi akuza dhe situata të papara, por në politikën tonë nuk kanë lënë që djalli të fshihet në detaje, pasi e keqja ka dalë sipër” tha Malaj.