Ish-kryeministrit Berisha: Opozita ka arkiv me përgjime të ndërkombëtarëve për shumë ministra socialistë. Ja si u arrestua Nano

568
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.
Sigal

Opozita ka arkiv me përgjime të ndërkombëtarëve për shumë ministra socialist

Rrëfimi i ish-kryeministrit Berisha: Ja si u arrestua Fatos Nano

Në një intervistë të mbrëmshme, ish-kryeministri Berisha tha se strategjia që po ndjek opozita është, të demaskojë qeverinë, ndërsa nuk dha shpjegime se kur do bëhen publike faktet që disponon opozita. Është dosja ”339” ajo e cila sipas Berishës zbërthen lidhjet e ministrave dhe figurave të rëndësishme në PS me botën e krimit.

Ja pse u arrestua Nano

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmë, për herë të parë, se si është arrestuar Fatos Nano. Sipas ish-kryeministrit dosja e Nanos ka ardhur e përgatitur nga Italia dhe është kërkuar dënimi i tij. ‘Dosja e Fatos Nanos ka ardhur e përgatitur nga Italia. Kishte filluar tregtia me jashtë dhe këtë e kishte marrë në dorë Nano. Italianët më pas kanë bërë hetimet. Është diskutuar çështja në grupin parlamentar dhe unë kam thënë, se jam president dhe nuk marr vendime. Aty janë bërë diskutime të shumta. Aty u ngrit deputeti Zef Brozi e tha: O arrestohem unë, ose arrestohet Fatos Nano. Më pas u arrestua Nano. Unë besoj që ajo ka qenë dosje korruptive.

Rama ka blerë makinë të blinduar si Gruevski

“A e dini se pse u dënua Gruevski? Sepse ka importuar një makinë të blinduar. Kur unë erdha në pushtet, gjetëm në kryeministri një Benz të blinduar të lënë nga Meta apo Nano, nuk e di. Por, udhëheqësit e huaj kërkonin një makinë të blinduar. Edhe ne e blemë një makinë të blinduar për parkun e delegacioneve. Ajo makinë nuk ka hyrë në kryeministri asnjëherë, përveç se me miq. Edi Rama sapo erdhi në pushtet mori makinën e blinduar të parkut të delegacioneve. Më pas ai bleu një makinë të blinduar identike si Gruevski”, – u shpreh Berisha.

Arkivi e përgjimeve ndaj qeverisë

“Opozita ka një arkiv të mirë me përgjime që ia kanë sjellë partnerët ndërkombëtarë. Opozita ka përgjime të plota për shumë ministra dhe për Olsi Ramën. Ka fakte të plota për të paktën 6 kalime të Olsi Ramës me makinën e Xibrakës. Janë të gjitha me prova të faktuara veprimet e organizatës kriminale që quhet ‘Rilindje’. Opozita ndjek një strategji të sajën për të luftuar organizatën kriminale më të fortë në Evropë që quhet ‘Rilindje’, kjo sepse ajo ka kapur shtetin”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Dorëheqja e Bashës

Çdo zgjedhje është një betejë. Rezultati është para së gjithash përgjegjësi e liderit. Vendimet që merr ai, janë atribut i tij. Por nuk thotë njeri që zgjedhjet s’janë përgjegjësi e tij. Pas çdo palë zgjedhjeje duhet bërë analiza, sesi do bëjë është në tagrin e tij. Çdo zgjedhje është e detyrueshme. Unë jam i dorëhequr dhe s’kam më lidhje në drejtim. Konsultohet Basha herë pas here, sipas gjykimit. Nuk ka rëndësi për mua, është i lirë të marrë çdo vendim. Takohem zakonisht me të, rregullisht. Në formë, duhet të testojnë për formën që i çon më të sigurt drejt fitores. Zgjedhjet bëhen me testim, koalicion i pjesshëm, koalicion i plotë, varet. Gjithçka duhet të jetë në funksion të fitores së zgjedhjeve.