Ish-kryeministri Sali Berisha në Bruksel, takime dhe fjalë në forumin e Crans Montanas

487
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në Forumin vjetor të Crans Montana, i cili do të trajtojë nevojën e adaptimit të shoqërisë botërore përballë rreziqeve që tashme janë globale!
Në konferencë zoti Berisha do të mbajë një fjalë në panelin i cili do të trajtojë suksesin e politikës së zgjerimit dhe të fqinjësisë të BE-së përballe krizave dhe problemeve të brendshme të saj.
Gjithashtu në konferencë do të diskutohet nevoja e reformimit të modelit europian, nevojës së popullsisë së BE-së për demokraci dhe mbrojtje në kushtet e tendencave nacionaliste dhe izolacioniste përballë krizave migratore dhe financiare.
Një temë tjetër me interes do të jetë koordinimi i politikave diplomatike dhe të mbrojtjes përballë një SHBA-je që tenton të vetizolohet dhe kur fuqi rajonale si Rusia, Kina dhe Turqia janë duke rritur prezencën e tyre!
Sigal