Ish-kryeministri për të dënuarit: Shtet i pashpirt, nuk bën amnisti!

598
Qeveria lajmëroi të dënuarit përmes Ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj se këtë vit nuk do të ketë amnisti. Ka pasur reagime të shumta nga të dënuarit, por edhe nga përfaqësues të institucioneve. Një reagim ka ardhur edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili në këtë rast i është referuar një mesazhi të ardhur në adresë të tij nga një qytetar i dënuar për ndërtim pa leje që në vitin 2014 dhe që tashmë i duhet të jetojë në arrati, edhe pse sikundër e shpjegon, nuk ka pasur asnjë faj. “Po të shkruaj për një problemin tim, se vetëm ju besoj që do jepni zgjidhje. Jam Gëzim Xherexhiu lindur e rritur në Tomorricë, fshati Kërpicë të rrethit Gramsh. Sot jetojmë familjarisht nga 1995 në Itali. Jam baba i 5 fëmijëve. Jam një nga krijuesit e PD në Gramsh, një nga delegatët e kuvendit të parë të PD. Sot ndodhem në arrati se shteti i Matrapikut E. Ramës më ka dënuar me burgim një vit për ndërtim pa leje. Ky ndërtim është bërë në fshatin e lindjes nga babai im që sot është 98 vjeç, por për çudi nuk u mor ai si shkelës i ligjit por unë. Është e kuptueshme se duheshin lekë që nga policia, prokuroria e në fund gjykata. Kjo histori ka që nga 23 gushti 2014 kur jam dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 1 vit burg. Më 3 korrik 2016 është bërë rekurs Gjykatës së Lartë, por dhe sot s’ka një datë gjyqi. Babai im është në prag të vdekjes, kërkon të më shohë me sy e të lirë, që të më prehet i qetë në atë botë, mos më iki me merak se u bë sebep ai, që unë të vuaj arratinë. Unë dua t’ia hedh një lopatë dhe e t’i jap lamtumirën e fundit pa hekura në duar”.
Sigal