Ish-kryeministri Berisha: Rekord i zi! Bandat e ndrikull Falimentit po shuajnë turizmin

484
Sigal

5 gusht, plazhet e Sarandës bosh. Një video e orës 10:10 ilustron faktin e trishtë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka publikuar videon, ka shprehur sërish  shqetësimin e thellë për problemet e rënda që po përjeton sektori i turizmit këtë vit. Faktet e sjella nga qytetarë në Sarandë, që tregojnë plazhet bosh në kulmin e sezonit, e kanë nxitur Berishën të akuzojë qeverinë për operacionin që ka nisur ndaj bizneseve në emër të evazionit fiskal, por që po shuan turizmin.

“Rekordi tjetër i zi i narkoshtetit! – shkruan Berisha. – Bandat e narkotatimorëve me në krye ndrikull Falimentin e shuajnë turizmin. Gushti, në pikën më të ulët në tre dekada! Turp! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital.

Përshëndetje doktor!

Ora 10:10, plazhet e Sarandës bosh! Pronarët e bizneseve shprehen që kjo nuk ka ndodhur kurrë të paktë në 25 vitet e fundit që në pikun e sezonit të jetë kjo situatë!

Njëri nga pronarët më tha qe i kanë anulluar në hotelin e tij mbi 80 rezervime me turistë të huaj, arsyeja sepse ka bërë bujë lajmi në vendet e tyre që Shqipëria qeveriset nga një grup gangsterësh të rrezikshëm!