Ish-Kryeministri Berisha: Kushërinjtë e Tahirit vranë 28-vjeçarin për pazaret e hashashit

466
Sigal

 “Para pak ditësh, në
fshatin Zhapokik të Tepelenës u gjend një 28-vjeçar i vrarë, Festim Kanushi,
për pazaret e hashashit, por policia e mbuloi edhe e quajti vetëvrasje, sepse
vrasësit janë kushërinj te Tahirit”.

Ky është denoncimi që ka
publikuar sot ish kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, për të
cilin thotë se i është dërguar nga një qytetar.

“Në rrethin e Tepelenës ka tonelata me hashash, por është për ta
një 97, një piramidë më vete, pasi edhe kursimet e fundit i hodhën për të
mbjell hashash. Një rrënjë do 30 € shpenzime, edhe u ka ngelur malli ne shtëpi,
se nuk ua merr njeri. Te fituar doli policia që mori paradhënie 10 € për
rrënjë”,
 thuhet gjithashtu
në mesazh.

Sipas denoncuesit, edhe
vrasja e Nelgert Patës të dielën në Fier, e ka burimin te prishja e pazareve të
grupeve te hashashit:

“Çdo arë me hashash është një bandë me vete e armatosur, vrasja e
mbuluar e Zhapokikës është vetëm fillimi i vrasjeve, edhe vrasja e Nelgert
Patës që është djali vëllait të Xhevdet Patës burimin e ka tek prishja e
pazareve të grupeve te hashashit, pra krimi është sheshit”

“Menaxheri kryesor, është Termet Peci që ka dy autovetura nga 100
mije euro: Një “BMW X6” edhe “Range Rover” të fundit, pra krimi ne Tepelenë
është rritur. Me qindra djem, të armatosur lëvizin hapur”,
 përfundon mesazhi.