Ish-kryeministri Berisha jashtë komisionit për CEZ: Keqardhje që nuk u lejuan pyetjet nga gazetarët

425
Sigal

Pas përfundimit të mbledhjes së komisionit hetimor për CEZ,
ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat përpara Kryesisë së Kuvendit.

Gjatë
prononcimit, Berisha tha se duhet të lejohen edhe pyetjet nga gazetarët në komisione
të tilla hetimore, përveç pyetjeve të deputetëve.

“Keqardhje
që nuk u lejuan pyetjet nga gazetarët. Mendoj se në këto seanca duhet t’u
mundësohen pyetje dhe gazetarëve. Por, Edi Ramën e ka kapur tmerri nga mediat
dhe portalet”, u shpreh ish-Kryeministri.

Edhe
pse rregullorja e Kuvendit nuk parashikon pyetje të gazetarëve në komisionet
hetimore, Berisha deklaroi se nuk ka asnjë ligj që e ndalon.

Sa i
përket akuzave të tij ndaj Taulant Ballës duke e etiketuar “shpifës”, Sali
Berisha tha se kishte marrë vendim për çdo pyetje të tij t’i kthente të njëjtën
përgjigje.

“Unë
mora vendim, çdo fjalë të tij t’ia përplas shpifës. Siç e dëgjuat, në çdo
pyetje pati një përgjigje standarde. Nga ana tjetër dua të falenderoj
komisionin që më dha mundësinë për një ekspoze të vjedhjeve të Edi Ramës, çka
përbënte për mua detyrim të shprehja para shqiptarëve mendimet e mia”, deklaroi
Berisha.