Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të ardhur në adresën e tij, për bandën e trafikantëve të Elbasanit. Sipas denoncuesit, këtë bandë e mbron Qazim Sejdini, që urdhëron policinë. Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Narkopolicia e Elbasanit mbron bandën e trafikantëve!

Lexoni mesazhin e qytetarit digjital! Përshëndetje doktor, të uroj shëndet e jetë të gjatë. Dua të denoncoj fshehjen nga policia e Elbasanit në ndikimin e do kryetarit të bashkisë Sejdini. Ndalimi dhe shoqërimi i kësaj bande që merret me prostitucion trafik droge plagosje vrasje. Në drejtimin e don Sejdini tenderat e bashkisë dhe në të gjitha drejtoritë e juridiksionit bashkisë Elbasan. Arben Trasha i dënuar në Itali prostitucion trafik droge. Kamer (agron) Mehja i dënuar për organizata kriminale, prostitucion trafik droge 25 vjet. Elton Dedja i dënuar për prostitucion e trafik droge. Arjan Petova i dënuar në Itali për prostitucion e trafik droge. Dhe aktualisht në bar bufe shitet drogë kokainë, heroinë. Çim Ajazi trafik të lëndëve narkotike, heroinë. Alban Tafa drejtor në KESH i dënuar për prostitucion e trafik droge në Itali. Doktor, Elbasani është fuçi baruti në drejtimin e Qazim Sejdinit me bandat e tij në ndikimin e pushtetit kërcënon drejtues institucionesh, gazetarë, punonjës policie e çdo kënd që i preket interesi, apo flet të vërtetat për 100 jetë njerëzish, që ndërrojnë jetë si pasojë e ndotjes ambientale, që merr ryshfete në këmbim të heshtjes dhe mos mbylljesh të fabrikave. Të lutem anonim. Respekte”.