Ish-kryeministri Berisha: Edhe një herë mbi aktin e tradhtisë së lartë kombëtare nga Zografi Bis për Marrëveshjen e Detit

646
Sigal

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me paktin detar. Përmes një statusi në “Facebook” Berisha shkruan se Shqipërisë i ka ndodhur akti më i rëndë pas copëtimit nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913. Sipas ish-kryeministrit Berisha, viti 2018 do të mbahet mend në memorien e shqiptarëve si copëtimi i ri i vendit. Të dashur miq, pas copëtimit të trojeve shqiptare në 5 shtete nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913 dhe shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit nga Jorgo Kristaq Zografi, si dhe njohja firmosja e këtij protokolli në një akt të tradhtisë së lartë kombëtare nga Mehdi Frashëri në Korfuz në maj të vitit 1914, viti 2018 do mbetet si viti i copëtimit të ri të trojeve shqiptare nga Edvin Kristaq Rama, apo Edvin Kristaq Zografi bis dhe Ditzi Tradhtar Bushati me marrëveshjen e re të detit me Greqinë. Me këtë marrëveshje të Edvin Kristaq Zografit, Greqia i grabiste Shqipërisë më së paku 2400 km2 det dhe së bashku me të shumë trilionëve metër kub gaz e fuçi naftë pasuri kombëtare e shqiptarëve. Klika e Zografit Bis, në një akt tradhtie të lartë kombëtare, për të jetësuar marrëveshjen e copëtimit të ri të trojeve shqiptare të grabitjes të së paku 2400 km det Shqipërisë dhe trilionë metër kub gaz e fuçi nafte, pranoi pa asnjë kundërshtim deklaratën e palës greke se Greqia nuk njihte vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe as dhe ligjin e saj për kufirin detar. Kjo deklaratë, për përfaqësuesit e çdo vendi të pavarur do mjaftonte për braktisjen automatike të tryezës së bisedimeve, të cilat që nga ai moment bëheshin antikushtetuese. Përveç kësaj, Zografi bis dhe Ditziu i tij pranuan, në një akt kapitullimi të plotë, vendimin e Greqisë, që në procesin e negocimit të marrëveshjes me Shqipërinë ajo të dyfishonte pra të kalonte nga 6 në 12 milje ujërat e saj territoriale dhe të zgjeronte territorin e saj shtetëror me një sipërfaqe mbi 40000 km katror apo, siç do të pohonte vet Koztias, sa sipërfaqja e Thesalisë. Ky vendim për çdo palë që mbron interesin kombëtar ishte kazus për të ndërprerë menjëherë diskutimin dhe negociatat. Kjo, sepse, së pari Greqia, në një akt zuzar po ndryshonte rregullat në mes të lojës, gjë që nuk duhej pranuar kurrë. Së dyti, Greqia e cila kishte deklaruar ujëra të veta territoriale 3 dhe 6 milje me Turqinë dhe Italinë nuk mund të përdorte pretekst marrëveshjen me Shqipërinë për të shpallur një vendim të tillë. Koha faktoi se ajo tërhoqi brenda 24 orëve vendimin e saj zuzar luftënxitës, por të miratuar edhe nga Edvin Kristaq Zografi dhe Ditzi Tradhtar Bushati! Po në përputhje me projektin e grabitjes së trojeve dhe pasurive kombëtare dhe në nderim të Jorgo Kristaq Zografit u zgjodh Korça dhe jo Tirana, apo Athina për të firmosur marrëveshjen e shitjes Greqisë të trojeve dhe pasurive përrallore shqiptare. Përveç këtyre, Zografi Bis dhe Ditzi Tradhtari, paditën tek padronët e tyre në Athinë, presidentin e Republikës, sepse ai refuzoi të firmosë aktin e tradhtisë së tyre të lartë kombëtare, marrëveshjen e detit, me të cilën i dhuruan Greqisë së paku 2400 km det të Shqipërisë dhe trilionë metër kub gaz dhe fuçi nafte pasuri. Pas kësaj padie, qeveritë e Tiranës dhe Athinës zyrtare në koordinim të plotë nisën sulmet e shpëlara brenda dhe jashtë vendit ndaj Presidentit të Shqipërisë vetëm dhe vetëm se ai nuk pranoi të firmosi marrëveshjen antikombëtare, antikushtetuese e të kapitullimit të Zografit Bis dhe Ditzi Tradhtarit, me të cilën Shqipërisë i grabiteshin mijëra kilometra det dhe qindra miliardë euro pasuri kombëtare. Sot, kur në Shqipëri drejtësia dhe institucionet e tjera janë në grushtin e klikës të Zografit Bis, u takon shqiptarëve atdhetare të bëjnë drejtësinë ndaj këtyre apatridëve që kanë konsumuar aktin më të lartë të tradhtisë kombëtare. sb