Sigal

Sali Berisha ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku pretendon se drejtori i OSHEE ka hequr nga puna specialistë të vjetër të sektorit energjitik duke i zëvendësuar ato me militantë të partisë socialiste. Ky denoncim i ish kyeministrit ka ardhur pas një mesazhi dërguar drejt tij nga një ish punonjës i OST në Tiranë, i cili është larguar nga puna pas 32 viteve eksperiencë.

Postimi i Berishës:

Kryemafiozi i OSSHE, akrabaja e familjes mafioze Rama, flak si lecka ne rruge specialistet dhe i zevendeson me militante!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor Berisha.Jam nje ish punonjes i Ost Tirane prej 32 vitesh por befas u flaka ne ruge.Ristrukturim thone por si mund te jjete ristrukturim hiq ustallare dhe merr nga ruga njerez qe nuk kane lidhje me energjitiken.”