Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi propozohet nga Rama për ambasador në misionin e NATO

562
Ish kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika pas shkarkimit nga ky post është kerkuar si ambasador.
Lika mësohet se është propozuar për ambasador në misionin e NATO, aty ku më herët ka qenë ish deputeti i PD-së, Leonard Demi.
Propozimi është bërë nga kreu i qeverisë Edi Rama pasditen e sotme, ndërsa pritet që të kalojë për aprovim te kreu i shtetit Ilir Meta.
Lika u shkarkua pak ditë më parë me propozim të kryeministrit Rama, i cili u pranua nga presidenti, duke u zëvendësuar kështu me zëvendësuesin e tij, Elidon Bendon. Tashmë Ajazi Lika do të përfaqësojë vendin tonë në një prej misioneve më të rëndësishme siç është ai i NATO-s.
Sigal