Ish-Eurodeputeti Kukan: Maqedonia e Veriut “kalon” vjeshtën, Shqipëria “humbet” vitin. Qeveria dështon për anëtarësimin në BE

531
SDKÚ-DS: Líder kandidátky pre vo¾by do EP
Sigal

Qeveria e Rilindjes dështon për së dyti herë radhazi për hapjen e negociatave. Korrupsioni dhe inkriminimi, janë shkaqet

 

Kukan: Maqedonia e Veriut kalon vjeshtën, Shqipëria humbet vitin

 

Shqipëria për të dytën herë po humbet rastin që të hapë negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim të plotë. Në 28 qershor 2019 Franca, Gjermania, Holanda, por edhe Danimarka kundërshtuan ndaj Shqipërisë, për shkak se Shqipëria nuk ka luftuar krimin e organizuar, nuk ka kryer reformat e integrimit, rritjen e krimit të organizuar nga shqiptarët në vendet e Evropës, duke u bërë kërcënim për sigurinë kombëtare të disa vendeve evropiane, si edhe për numrin shumë të madh të emigrantëve shqiptarë në këto vende, për shkaqe ekonomike. Skandalet e publikuara nga “Bild” dhe “Zëri i Amerikës” të dosjeve ‘184’ dhe ‘339’ për blerjen e votave nga eksponentë socialist në bashkëpunim me krimin e organizuar, dorëzimi i mandateve të deputetëve nga opozita, mospjesëmarrja e opozitës në votimet e 30 qershorit, kryebashkiakë socialist me rekorde kriminale, mungesa e Gjykatës Kushtetuese, skandalet e shumta të korrupsionit të qeverisë, sidomos me atë të Unazës së Re, të gjitha këto ndikuan që vendet kryesore të Bashkimit Evropian, sikurse Gjermania, Franca, e shumë shtete të tjera, të bëjnë edhe tani, në 18 tetor diferencimin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke i dhënë: “OK” Maqedonisë së Veriut dhe “NO” Shqipërisë. Ky qëndrim i diferencuar i BE-së ndaj Shqipërisë në krahasim me Maqedoninë, bën fajtore të drejtpërdrejtë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Eurodeputeti Kukan: Shqipëria, sërish mbetëse edhe në vjeshtë

Kriza politike e bën jorealiste çeljen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë, thotë ish-eurodeputeti Eduard Kukan. Gjatë një interviste, ai vlerëson se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet prej vitesh dhe ka shanse këtë vjeshtë. Në lidhje me dialogun Prishtinë – Beograd, ai kritikon shefen në largim të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini. Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa për Shqipërinë shanset janë vërtet të paktë. Gjatë një interviste me Shoqatën e Politikës Ndërkombëtare Sllovake, ish-eurodeputeti Eduard Kukan, fajëson për këtë krizën politike. “Shqipëria duhet të zbatojë një reformë të thellë gjyqësore, nga ana tjetër opozita ka braktisur parlamentin dhe shqiptarët nuk po arrijnë një marrëveshje. Do të ishte jo realiste për Shqipërinë të merrte një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në këto kushte,” thotë Kukan. Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, ai vlerëson se vendi i ka përmbushur prej vitesh kushtet, por udhëheqësit e Bashkimit Evropian e kanë shtyrë caktimin e një date, çka sipas tij