Ish-drejtori i ALUIZNI-t Sarandë, i kallëzuar në prokurori nga ministrja Gjonaj, emërohet sekretar i PS

100
Jakup B. GJOÇA
Tepsia e qeverisjes: Të dënuarit me trafiqe emërohen kryetarë të PS dhe drejtorë, e pastaj arrestohen për korrupsion
Kallëzimi penal ndaj drejtorit të ALUIZNI-t Sarandë
Në faqen zyrtare www.ata.gov.al  në shkrimin me titull: “Task Forca Antikorrupsion”, Gjonaj: 172 masa disiplinore dhe 28 largime nga detyra, ndërmjet të tjerave shkruhet: Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një deklarate për mediat bëri të ditur sot se në kuadër të ankesave të bëra nga qytetarët në portalin “shqiperiaqeduam.al” dhe në sajë të Task Forcës Anti-Korrupsion” të ngritur nga qeveria dhe që drejtohet pikërisht nga ministria e Drejtësisë, janë bërë një sërë kontrollesh në 35 institucione, teksa njoftoi se janë ngritur tre padi penale për 6 drejtues të drejtorive rajonale të ALUIZNI-t. Është depozituar kallëzim penal për drejtorin e ALUIZNI-t në Sarandë Mariel Muratin dhe tre drejtorë të tjerë të kësaj agjencie në qytetin bregdetarë, të sektorit të legalizimit, kalimit të pronësisë apo planifikimit urban. Ato dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar sipërfaqe publike më të mëdha se ato që janë në realitet.”
I dënuar për trafiqe në Greqi emërohet kryetar i PS dhe titullar në Tatime, por arrestohet për korrupsion
Policia  para disa ditësh njoftoi arrestimin e dy inspektorëve tatimorëve që merrnin ryshfet deri dy milion lekë nga bizneset. Mes tyre është edhe Artan Kroj, kryetar i njësisë nr 3 në Tiranë dhe titullar në Drejtorinë e Tatimeve. Ndërsa gjykata dha masën e sigurinë me burg për të dy të arrestuarit. Pyetja është: Derisa ka ligj për dekriminalizimin, kush e emëroi Kroin, i cili ka rekorde kriminale, titullar në Drejtorinë e Tatimeve? Derisa Artan Kroi është i dënuar për trafik droge në Greqi, cilët qenë ata që e emëruan kryetar të PS në njësinë 3 në Tiranë? A është rastësi, që njerëzit me rekorde kriminale emërohen kryetarë të PS dhe paskëtaj, emërohen drejtorë në Administratën Publike? A është rastësi, që drejtorët e emëruar ngaqë janë kryetarë partie, arrestohen për korrupsion? Pastaj, si ka mundësi, që drejtorët e shkarkuar për korrupsion, të paditur penalisht në prokurori për korrupsion, ende pa u bërë gjyqi, të emërohen sekretarë të PS? Çfarë është PS? Mundësi karriere e personave me rekorde kriminale?
I korruptuari, emërohet sekretar i PS-së në Sarandë
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shprehet se ish-drejtori i ALUIZNI-t në Sarandë, i shkarkuar për korrupsion, është emëruar sekretar organizativ në Partinë Socialiste lokale. “Para tre muajve, më datën 6 korrik drejtori i ALUIZNI-t Sarandë shkarkohet për korrupsion dhe dërgohet për ndjekje penale. Dy ditë më parë, Kallam Dështaku me të dërguarit e tij, Taulant Bego/Jaris dhe ministri që çdo tre muaj i thyejnë shtëpinë dhe i vjedhin thasët me euro, e emërojnë sekretar organizativ të Partisë Siçiliste për Sarandën. Vetëm para tre muajsh e shkarkuan dhe e kallëzuan penalisht, ndërsa dje e emëruan sekretar partie?! Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.”, komenton Berisha mesazhin që i është dërguar, ndërsa publikon edhe një foto të sekretarit të ri organizativ të PS-së së Sarandës.
“Përshëndetje doktor Berisha! Dje Partia Socialiste Sarandë në prani edhe të Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit mblodhi Asamblenë e saj, ku zgjodhi (emëroi në fakt ) sekretariatin. Sekretar Organizativ zgjodhi Mariel Muratin, ish – drejtor i ALUIZNI-t Sarandë i pushuar dhe kallëzuar penalisht nga Ministrja Etilda Gjonal, më 6 Korrik, pra tre muaj përpara, e deklaruar kjo masë ekstreme publikisht në konferencë shtypi nga zonja Ministre. Pa u tharë akoma boja e shkarkimit dhe e kallëzimit nga Njësia Antikorrupsion, Balla dhe Gjiknuri e emërojne sekretar organizativ.  Ky është morali i “ Bandës “, ju përshëndes. Këtu më poshtë keni njoftimin e shtypit të shkarkimit të tij”, – thuhet në mesazhin e publikuar.