Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi/ Të ndalen zgjedhjet politike në Akademinë e Shkencave

596
Sigal

Përnes një postimi në facebook, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, thotë se zgjedhjet në Akademinë e Shkencave duhet të ndalen, pasi për të janë zgjedhje politike. Ajo akuzon Kryeministrin Edi Rama, se: ”Ish-ministri i diktaturës, Skënder Gjinushu është kandidat i vetëm, si një militant i shpërblyer për Koalicionin e “30 dritë hijeve” të Kryeministrit! Akademia e Shkencave është plani i fundit i Edi Ramës për ta zhgarravitur e shpërbëre Akademinë siç ka bërë me të gjitha institucionet e tjera shtetërore”.

Postimi i plotë

Më 24 Maj votohet politikisht për Akademinë e Shkencave. Ish-ministri i diktaturës, Skënder Gjinushu është kandidat i vetëm, si një militant i shpërblyer për Koalicionin e “30 dritë hijeve” të Kryeministrit!

Akademia e Shkencave është plani i fundit i Edi Ramës për ta zhgarravitur e shpërbëre Akademinë siç ka bërë me të gjitha institucionet e tjera shtetërore. Një javë më parë urdhëroi “Bareshën” e Ministrisë të dorëzonte në Parlament platformën e kandidatit “të depolitizuar” për t’i hapur rrugë një procesi anti-kushtetues zgjedhjesh për të asgjësuar lirinë akademike.

PD u bën thirrje akademikëve të vërtetë, me kontribute të çmuara në shkencë, të mos nënshtrohen, por të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre, të denoncojnë e të refuzojnë këtë farsë ilegjitime, anti-kushtetuese, të gatuar në zyrën e Ramës. Është në dinjitetin e tyre si akademikë të mbrojnë me çdo çmim autonominë dhe pavarësinë nga politika, të institucionit më të rëndësishëm shkencor në vend, për t’i hapur rrugë reformimit perëndimor të Akademisë së Shkencave!

Emërimi i ministrit të diktaturës në drejtimin e Akdemisë së Shkencave është pjesë e skenarit ogurzi të Ramës për zhdukjen e institucioneve pjesë e identitetit kombëtar shqiptar! Partia Demokratike, e vendosur në mbrojtje të autonomisë së institucionit më të lartë shkencor në vend!