Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, përjashton çdo mundësi, për një ngritje çadre të mundshme nesër

379
Sigal

Çfarë do të ndodhë nesër në protestën e opozitës dhe a do të kemi një përsëritje të çadrës së një viti më parë.

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka përjashtuar çdo mundësi, për një ngritje çadre të mundshme nesër.

Nga studio e Ora News, tha se djegia e mandateve do të mbetet akti më kulmor i ndërrmarë nga ana e opozitës.

“Nuk do  të ketë një çadër. Akt më të rëndë se djegia e mandateve nuk do të ketë. Është vendosur në këtë datë sepse tashmë protestat mujore janë bërë të zakonshme. PD nuk ka ndërmend të përsërisë vetëveten.”, tha Tabaku.