Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi: Jemi kthyer më keq se në Rusinë e Putinit

819
Sigal

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi thotë se kriza në Shqipëri është shumë e rëndë. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Bumçi u  shpreh se Shqipëria është pa institucione dhe është kthyer me keq së në Rusinë e Putinit.

Ashtu si edhe Basha, ish-deputeti Bumçi tha se situata nuk zgjidhet me pazare, por kërkon një zgjidhje të vërtetë.

Aldo BumçiKanë rënë të gjitha institucionet dhe jemi kthyer më keq së në Rusinë e Putinit. Në Rusinë e Putinit institucionet ekzistojnë. Në Shqipërinë e Edi Ramës nuk ka më institucione. Pra kjo krizë kaq e rëndë nuk mund të kalohet me tryeza që i mungon thelbi. Kjo krizë kaq e rëndë kërkon zgjidhje të vërtetë dhe zgjidhja e vërtetë vjen duke pranuar gjendjen e rëndë. Kur kryeministri Edi Rama nuk pranon gjendjen ku është vendi do të thotë që nuk është i gatshëm për zgjidhje. Shkak i krizës është Edi Rama, jo për ta thjeshtuar në një emër, por ai është shkaku që Shqipëria ka prekur fundin. 

Sipas Buçit lajmet për marrëveshje apo tonet e ulur të opozitës janë nxjerrë nga vetë Rama.

Aldo BumçiEdi Rama është i dëshpëruar, është në pozitën e tij më të rëndë. Në këtë dëshpërim të madh, gjithçka ka dalë para gjithë botës. Nuk është më ajo Shqipëria e kryeministrit piktor që nuk fliste kush. Shqipëria në gjendjen e rëndë siç është i është treguar gjithë botës. Ky njeri në këtë pozitë të vështirë mendon se do marrë jetë duke nxjerrë lajme për jo ka marrëveshje, jo janë ulur tonet.