Ish-deputeti Boçi ironizon deputetin Balla: Po tani, Taulant?

651
Sigal

Ish-deputeti dhe kryetar i i PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi ka ironizuar kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili pak ditë më parë njoftoi arrestimin e një drejtuesi lokal të strukturave të PD-së, si pjesë e një grupi trafiku të lëndëve narkotike. Luçiano Boçi zbardh të vërtetën: Po tani Taulant?! Çdo të bësh ti me statusin akuzë që e shpërndave në të gjitha mediat online e kombëtare me bujë, duke na akuzuar ne si PD, Lulzim Bashën, mua, kryetarin e degës? Po me aksionin flluskë sapuni, që stimuluat me zor e me zhurmë, sikur po arrestonit terroristë, duke përbaltur Lavdoshin, familjarët e tij dhe militantët tanë? Po mbledhjen urgjente në Prefekturë, me Lleshajn, pas së cilës do gjenit të gjitha fijet e vrasjeve pas këtij arrestimi në Elbasan, si do ta quani tani?! Dhe nuk është rasti i parë që e bën. Se kërkon që fotot tona t’i barazosh me të tuat e njerëzit tanë me të tutë. Po dita ndryshon shumë nga nata. Po kështu është kur ke mizën nën kësulë… Pardon! Çarterin nën kësulë, desha me thanë!