Ish-anëtari i shkarkuar i KLD-së emërohet drejtor në Ministrinë e Brendshme

332
Berisha akuzon: Rama emëroi në krye të SHÇBA-së ish-gjykatësin që liroi 9 trafikantë droge
Agim Hysi është komanduar drejtor i ri për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme. Agim Hysi ka qenë më herët gjyqtar në Vlorë dhe Gjirokastër. Ai ka mbajtur detyrën e zv. drejtorit të SHCBA. Agim Hysi zëvendëson në këtë detyrë Eduart Merkaj. 

I shkarkuar si anëtar i KLD-së
Agim Hysi ka qenë më herët gjyqtar në Vlorë dhe Gjirokastër. Së fundmi ai ka mbajtur detyrën e zv.drejtorit të SHCBA. Agim Hysi zëvendëson në këtë detyrë Eduart Merkaj. Kush është ish-avokati i Edi Ramës që u komandua drejtor në SHÇBA. Hysi ka qenë më herët ish- gjyqtar në Vlorë dhe Gjirokastër, por është shkarkuar nga KLD-ja, në vitin 2002. Pas shkarkimit ai ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të SHÇBA për t’u emëruar më pas drejtor. Agim Hysi është diplomuar “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Po ashtu vlen të theksohet, se ka një njohje të vjetër me kryeministrin Edi Rama. Në kohën kur ka qenë kryetar Bashkie, Agim Hysi ka qenë avokat i Ramës, pas një padie të ngritur ndaj Sali Berishës (kryeministër në atë kohë) për “Shpifjes për shkak të detyrës” dhe “Fyerjes për shkak të detyrës”. Emërimi i Agim Hysit në krye të drejtorisë së Ankesave të Ministrisë së Brendshme, ka shkaktuar reagime të forta politike. Ish-kryeministri Berisha, menjëherë, në një postim në rrjetin social shkroi, se kryeministri Rama emëroi në krye të këtij institucioni ish-gjykatësin Agim Hysi që, sipas tij, liroi 9 trafikantë droge.