Ish-ambasadori i SHBA/ Shpërthen Arvizu: Berisha nuk ka lidhje me rusët, ai është promotori i marrëdhënieve me Perëndimin e SHBA

456
Sigal

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, siç dihet nuk erdhi nga radhët e diplomacisë amerikane, por ishte një ekspert ushtarak, me njohuri të thella edhe të fushës së inteligjencës ushtarake. Prandaj, më shumë se cilido, ish-ambasadori Arvizu ka edhe njohuri, nëse ish-kryeministri Berisha kishte lidhje me rusët, për më tepër Arvizu ka shërbyer si ambasador në Shqipëri kur Berisha ishte kryeministër. Ish-ambasadori amerikan Arvizu sqaron se akuzat për marrëdhënien e ish-kryeministrit Berisha me Putinin, kërkojnë prova apo fakte, të cilat ai vetë nuk i ka parë gjatë qëndrimit të tij thuajse 5-vjeçar në Shqipëri.  “Berisha ka bërë shumë në interes të vendit dhe për të promovuar marrëdhëniet me perëndimin, por mendoj që ai është përgjegjës edhe për disa momente të mëdha ndalese dhe nuk e kam fjalën thjesht për skemat piramidale, por edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të konsoliduar pushtetin. Unë nuk kam parë kurrë ndonjë provë që mund të tregojë se ai ka parë drejt Vladimir Putinit, Rusisë apo ndonjë lideri të huaj. Do të më duhej të shihja prova bindëse, sepse është diçka që, as e kam menduar kurrë dhe as e kam hasur”, tha  ish,ambasadori i SHBA në Tiranë Arvizu.