Isa Mustafa: E kemi provuar njëherë Jugosllavinë

83

Isa Mustafa për “mini-Schengenin”: E kemi provuar njëherë Jugosllavinë

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e “Shengenit Ballkanik”, ndërsa ka deklaruar se nuk do të dëshironte të shikonte më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë.

Isa Mustafa: Marrëveshjet e “Mini-Shengenit” lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe ideja për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë. Politikat e “Mini-Shengenit” i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çon në strofkullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.