Isa Bylykbashi: Sindikata e Kalasë dhe Karriqit shitën pronat e pronarëve, shtetarët mbrojnë fallsifikatorët

1246
Isa Bylykbashi është një nga pjesëtarët e familjes Muhamet Myshqeta, ku trashëgimtarë të Muhamet Mysheta, sot janë 26 familje. Edhe pse zotërojnë të gjitha dokumentat e origjinës, për prona të patundshme, sipas pohimeve Isa Bylykbashit për gazetën “Telegraf”, këta trashëgimtarë nuk mundin të marrin dot pronën e tyre, pasi ajo është tjetërsuar nëpëmjet falçifikimeve të dokumentave dhe se institucionet shtetërore, në mënyrë flagrante duke shkelur ligjin, japin vendime në favor të fallsifikuesve.

Isa Bylykbashi për “Telegraf”: Ja tapitë e pronave të familjes

Isa Bylykbashi në një rëfim për gazetën “Telegraf”, zbardh edhe skemën e mashtrimit e të fallcifikimit që u është bërë tjetërsimit të pronave të familjes Myshqeta, ku së pari, paraqet një konfirmim pronësie të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të pronave, lëshuar nga Zyra e Rregjistrimit të pasurive Durrës me numër prot. 89 datë 16.06.2003, lëshuar nga rregjistruesi Alush Xhihani për 9 prona, prej të cilave, ende nuk ka marrë asnjë. Madje, për pronën që pretendon , Kampin e Pionierëve në Durrës, Isa Bylykbashi, ka edhe tapinë e pronës të vitit 1931, kjo e lëshuar nga Drejtoria e Adminsitrimit dhe Mbrojtes së Tokës, në datën 29.07.2010, ku dëshmohen qartë kufijtë, dhe kjo tapi e vitit 1931 është në shqip dhe në turqishten e vjetër. Edhe drejtori i Përgjithshëm i AKPP Elvis Çefa, në datën 7.12.2010 çuditërisht lë në fuqi vendimin 266 të dytë të ZRKK të Pronave të Durrësit, duke shpërfillur ligjin, që nuk i jap asnjë competence ZRKK TË Pronave që të marrë vendim të dytë, për të njëjtën çështje. 

Tjetërsimi dhe falçifikimi i pronave nga sindikata e Bashkuar e Minatorëve dhe Gjeologëve

Sipas një vendimi të presidentit të Shqipërisë, në vitin 1992 dhe 1994, sindikatave të Shqipërisë iu dhanë në përdorim disa prona të deriatëhershme të shtetit, në përdorim, pa të drejtë tjetërsimi. Kështu, sindikata e Minatorëve dhe Gjeologëve me kryetar Gëzim Kalaja në 1994 kanë hipotekuar, si pronë të tyre me në hipotekën e Durrësit, me numër 4751 datë 18.05.1994 Kampin e Pionevrëve në Durrës, dhe më e çuditshmja që është e kundërligjshme, është se sipas vërtetimit hipotekor, origjina e rregjistrimit të kësaj pasurie të patundshme që merr kjo sindikatë shkruhet se është…shteti. Pra, sindikata hipotekon si pronë të saj të patundshme, një pronë që shteti ia dha për qëllim përdorimi, pa të drejtë tjetërsimi. Këtu fillon tjetërsimi i pronave nga sindikata e Gëzim Kalasë, me dokumenta të fallcifikuara. Dhe në 1995 Sami Karriqi, në emër të kësaj sindikate bën aktin e shitjes të Kampit të Pionierëve pronarit “Tropikal”, thua se kjo pronë ishte e sindikatës. Kështu, në rregjistrin hipotekor më numër 6089 datë 21.02.1995, Kampi i Pionierëve në Durrëskalon në pronësi të shoqërisë “Tropikal” dhe se origjina e rregjistrimit të pasurisë së patundshme këtu figuron numri I hipotekës 4751, të datës 18.05.1994, domethënë kur sindikata ka hipotekuar nga shteti si pasuri të saj Kampin e Pionierëve të dhënë në përdorim. Askush, deri më sot, nuk ka hetuar mashtrimet e falçifikimet sesi është hipotekuar si pronë e patundshme e Sindikatës të Gëzim Kalasë e Sami Karriqit, prona që iu dha në përdorim nga shteti me vendim presidencial në 1992. Ndoshta korrupsioni ka lyer të gjitha igranazhet e shtetit, që tjetërsimi i pronave me mashtrime e falcifikime të mos hetohet kurrë.

ZRKPP në Durrës, ia njeh pronën e Kampit të Pionierëve familjes Myshqeta, por pas 3 muajsh e çvlerëson vendimit

Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në Durrës, merr vendime skandaloze, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Kështu në datën 25.06.2007 ZRPP Durrës me drejtor Klodi Benja, vendosë që t’i njohë të drejtën e pronësisë familjes Myshqeta, në bazë të nenit 6 të ligjit 9235, datë 29.07.2004 dhe kthimin në natyrë trashëgimtarëve për pronën me sipërfaqe 81.562 m2. Mirëpo çuditërisht, po ky drejtor i ZKKP në Durrës, Klodi Benja, në datën 28.09.2007 me numër vendimi 266 në2, që të mos ia njohë më të drejtën e pronësisë të Kampit të Pionierëve në Durrës familjes Myshqeta, duke e bazuar këtë vendim po në bazë të të njëjtin ligj, që 2 muaj më parë ia njohu. Interesant. Po drejtori i ZKPP në Durrës, Bledi Benja, ka shkelur edhe ligjin, sepse si ZKPP nuk mund të marrë 2 vendime për të njëjtën çështje, pasi duhet institucion tjetër, që të anullojë e ndryshojë vendimin që ka marrë njëherë ZKPP. 

KLSH zbardh fallsifikimin e pronësimit

KLSH në saj të një auditimi që ka bërë për të parë sa është zbatuar ligji në lidhje me pretendimin e familjes Myshqeta, për tjetërsimin e pronave te Kampi i Pionierëve në Durrës, në datën 10.03.2015 i kthen përgjigje Musa Bylukbashit, duke zbardhur skemën e shkeljes së ligjeve, për tjetërsimin e pronave. KLSH në auditimin e saj thotë: 

Të gjitha veprimet e evidentuar më lart, si kontrata për themelimin e shoqërisë “Tropikal” shpk, shitja e pronave të sindikatës Adrian Takes, vijnë në kundërshtim me ligjin nr. 8340/1 datë 5.6.1998 “Për rregjillimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi I dekretit nr.204 datë 5.6.1992 “Për pasusinë e sindikatave:,, mbasi tjetërsimi i pronave të sindikatave nuk mund të bëhet para vitit 2020, në zbatim të Dekretit dhe ligjit. 

Shkeljet e ligjit nga ZVRPP Durrës: Në kartelat e pasurive të palujtëshme nuk është firmosur nga specialist që ka përpunuar praktikën, Nuk ka datë të lëshimit të certifikatës, Katelat nuk janë vulosur e firmosur nga rregjistruesi. Shoqëria “Tropikal” shpk, si aplë porositëse është përfaqësuar nga Adrian Take, në cilësinë e administrattorit në praktikën e rregjistrimit mungojnë: Çerfitikata e pronave e cliësisë të materialeve të përdorura, Çertifikata e pronësisë mbi truallin. 

Bankat në lojën e tjetërsimit të pronave

Banka Intesa SanPaolo i ka dhënë hua disa miliona euro administratorit të shoqatës “Tropikal” me garanci pronën e ish Kampit të Pionierëve në Durrës, e blerë nga sindikata e Gëzim Kalasë. Administratori, mbse edhe qëllimisht nuk e paguan huanë disa miliona euro, dhe Banka SanPaolo i fiton pronën e lënë si garanci nga shoqata “Tropikal”. Kjo është një skemë e tjetërsimit të pronave të fituara me fallcifikim, pasi më vonë do të jetë tepër e vështirë të bëhet kompesimi fizik i pronës. Bankat para se të japin çfarëdo hua, duhet të garantohen a kanë pasuritë e patunshme, që vihen si garanci, jo vetëm hipotekën, por edhe origjina e rregjistrimit të pronës, gjë që i mungon pronës së shoqërisë “Tropikal”, pasi e ka marrë nga sindiakat, që nuk kanë pronë të tyre. Kështu që një shoqëri përmbarimore në 28.03.2013 ka vendosur masën e sekuestrimit conservative mbi pasurinë e paluajtshme të palës debitore të rregjistruar në rregjistrin hipotekor me nr. Rregj. Hipotekor 6089 datë 21.02.1995, Njësi me sipërfaqe 85.221 m2 zona kadastrale 8518 me vendndodhje ish kampin e Pionierëve, Plazh Durrës në pronësi të Shoqërisë “Tropikal” shpk. Ndërsa sot banka SanPaolo e nxjerr në ankand këtë pronë, ndërkohë, që ishpronarët nuk munden do të marrin pronën e tyre. Gjithashtu, një tjetër skemë e tjetërsimit, është se sipërfaqja e pronës te Kampi i Pionierëve në Durrës në 81.000 metra 2, është copëzuar në dhjetëra pjesë të vogla, sipas studimeve pjesore urbane, për t’u shitur më lehtë, por edhe për të marrë më lehtë lejen e ndërtimit, deri në 5.000 m2, kështu që të bëhet edhe më i pamundur kthimi fizik i saj.
Projektligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Çështja e zgjidhjes së pronës është një nga kushtet që BE I ka vënë Shqipërisë, për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministria e Drejtësisë, para pak kohësh ka prezantuar edhe projektligjin “ Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit të pronave”. Sipas minsitrit të Drejtësisë, Nasip Naço, “Reforma në sistemin kompensimit të pronës, është tepër e rëndësishme dhe kërkon një pakt kombëtar, ku gjithsecili nga aktorët duhet të lëshoj nga vetja, pasi siç e dini fatura e zgjidhjes është tepër e madhe dhe ndikon në jetën e brezave që do të vijnë. zgjidhja që do t’i ofrohet shqiptarëve, do të ketë ndikim në brezat që do të vijnë, duke pasur në parim respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në balancë të plotë me interesin publik në mënyrë që, kjo zgjidhje të jetë e qëndrueshme dhe e drejtë, mundësisht e gjithëpranuar dhe për këtë personalisht, gjithmonë, kam theksuar se zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave kërkon një Pakt Kombëtar, ku secili nga ne, duhet të lëshojë diçka nga vetja. Në thelb, objektivi i kthimit të së drejtës së pronës nuk është fshirja e të gjitha padrejtësive, por zvogëlimi i tyre, gjithmonë brenda kushteve dhe mundësive ekonomiko-sociale të vendit, por duke qenë njëkohësisht të matur dhe të vendosur që ky proces i kompensimit të pronës të mos shkaktojë padrejtësi të tjera. Nga kjo pikëpamje, rregullimi i kthimit dhe kompensimit të pronës në origjinën e vet, synon të korrigjojë, për aq sa është e mundur padrejtësitë e regjimit të kaluar, të kryera në dëm të pronës private nëpërmjet shtetëzimeve, shpronësimeve, konfiskimeve ose me çdo mënyrë tjetër të padrejtë.
Sigal