Irritohen banorët: Projektet e Filo-Peleshit paralizuam jetën ekonomike të Korçës

830
KORÇË- Pothuajse gjithçka e projektuar dhe e realizuar gjatë dy mandateve nga dyshja Filo-Peleshi, (i pari kandidat për kryetar bashkie, ndërsa i dyti ish-kryetar bashkie i Korçës), po rezulton një dështim i madh. Projektet e ashtuquajtura “madhore”, përveçse nuk rezultuan të tilla, paralizuan jetën ekonomike të qytetit të Korçës. Aktiviteti tregtar tashmë gjendet në kolaps, mjaft prej bizneseve po falimentojnë, të ardhurat që sigurojnë nuk mjaftojnë as për sigurimin e bukës së gojës. Jeta është bërë më e trishtueshme. Për rrjedhojë irritimi dhe pakënaqësia e banorëve po vjen në rritje. Ata po dalin hapur kundër dyshesh së përmendur më sipër. Projektet që kanë rezultuar të dështuara janë: kulla, shatërvani, pista e patinazhit etj, por mbi të gjitha, pedonalja e shumëpërfolur e “Shën Gjergjit” dhe ngushtimi i rrugëve, të cilat edhe pse u reklamuan si projektet më të mëdha, më të sukseshme dhe më moderne të qytetit të Korçës, realisht, rezultuan si projekte pa asnjë vizion, krejtësisht të gabuara. Duke qenë se ngushtimi i rrugëve shtrihet në gjithë hapësirën e Korçës, ato kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve nga qendra në periferi. Tashmë Korça mund të konsiderohet pa asnjë mëdyshje një qytet i paralizuar. Për këtë arsye, banorët po kërkojnë hapur kthimin në identitet të qytetit të Korçës, kthimin e pedonales jo vetëm në rrugë këmbësore, por edhe për qarkullimin e automjetev, ashtu sikurse po kërkohet kthimi në identitet edhe i rrugëve të tjera. Por që të ndodhin të gjitha këto do të thotë që gjithçka e realizuar nga dyshja Filo-Peleshi të përmbyset, milionat e investuara të shndërrohen në zero, pa asnjë efektivitet. Të gjitha kjo do ta nxirrnin në pah pafatësinë e dyshes Filo-Peleshi dhe përgjegjëinë ligjore dhe morale të tyre.
Sigal

Irritimi i banorëve

Irritimi i banorëve të Korçës, u vu re gjatë një takimi që kandidati për kryetar Bashkie, Sotiraq Filo, pati me banorët që banojnë në të dy krahët e pedonales. Duke qenë se këto lagje njihen si bastione të Partisë Socialiste, Filo priste që të mblidhte prej banorëve fjalë të mira, urime dhe përgzime, por kur u gjend mes tyre vuri re se ishte rrethuar nga një irritim i madh. Çdokush prej banorëve rrëfeu me nota trishtimi dhe pakënaqësie gjithë vështirësitë që u ishin shkaktuar që nga dita e parë e ndërtimit të pedonales dhe në vijim, për shkak të ndalimit të qarkullimit të automjeteve. Është kjo arsyeja që bizneset që gjenden përgjatë kësaj rruge po falimentojnë,- pohuan ata,- furnizimi me mallra është bërë i vështirë, drejtuesve të automjeteve u duhet të kalojnë rrugicë më rrugicë për të mbërritur në afërsi të dyqaneve. Pedonalja tashmë e ka humbur frekuentimin e saj të më parshëm të banorëve. Rruga “Shën Gjergji” mund të konsiderohet e vdekur. Por nuk është vetëm kjo arsyeja; me qenë se automjetet nuk lejohen të kalojnë nga pedonalja, ato parkohen nëpër rrugica, pranë portave dhe dritareve të banesave, që gjë e bëjnën jetën e banorëve edhe më të lodhshme, edhe më të mërzitshme, pasi zhurmat e makinave ndihen në çdo orë të ditës dhe të natës. Qetësia e banorëve mund të konsiderohet e prishur përfundimisht. Ata i kërkuan Filos, kthimin e pedonales në identitet, mirëpo ai e kishte të vështirë të jepte një premtim të tillë, pasi i duhej të hidhte poshtë projektin e shefit të tij, Niko Peleshi. Gjithsesi, edhe për Sotiraq Filon gjithë faji ishte i qeverisjes së mëparshme; pra i Niko Peleshit, por sërish nuk pati guximin për të lejuar qarkullimin e automjeteve, pasi me një akt të tillë do të pohonte dshtimin fatal të qeverisjes Peleshi. Gjithashtu gjithkush vuri se lagjet e ashtuquajtura “bastione” të Ppartisë Socialiste kishin fillur të binin njëra pas tjetrës për shkak të zhgënjimit që nuk mund ta fshihnin dot më.

Shpërblim fasdash

Gjatë këtij takimi u konstatua gjithashtu se pakënaqësia te banorët do të sillte rrjedhje të mëdha votash, pasi gjithë kërkesat e tyre mund të realizohen vetëm nëpërmjet kandidatit të Partisë Demokratike, Gjergji Mero, i cili ka bërë të njohur qëndrimin e tij kundër ndaj projekteve të tilla qw shpjeguam mw lart. Për këtë arsye, nga ana e Bashkisë Korçë, u ndërmor zbatimi i një projekti tjetër, – ai i ndërtimit të fasadave të apartamentve përgjatë pedonales. Një sipërmarrje e tillë, nga shumë banorë, u kuptua si një shpërblim që Bashkia po u bënte votuesve të Partisë Socialiste, që këta të fundit mos tradhtonin partinë e tyre e të votonin për kandidatin Gjergji Mero. Sa do të ndikojë ndërtimi i fasadave falas në dëm ose jo të Filos, nuk mund të thuhet me saktësi, por e vërteta është se, nëse Filo arrin të marrë disa dhjetra vota, do të humbasë me mjëra të tjera, pasi ndërtimi i fasdave falas për disa familje, po shihet si një karshillëk që po u bëhet të pastrehëvë, romëve dhe egjiptianëve që jetojnë në kasolla dhe baraka, pjesë tjetër të popullsise, ku në fasadat e apartamenteve të tyre nuk është vënë dorë prej vitesh të tëra me radhë, ndërsa vetë banorët nuk kanë mundësi financiare. Ndërtimi i fasadave, po i ndan banorët në disa të privilegjuar dhe në mijëra të tjerë të nëpërkëmbur. Nuk ka asnjë dyshim se edhe kjo lëvizje e bashkisë po rezulton të jetë e gabuar ashtu si gjithë projektet e tjera të saj. Për të pastrehët do të ishte mirë që këto fonde të mos shkonin për fasada, por për ndërtime banesash, për punësim dhe projekte të tjera në të mirë të qytetarëve dhe jo si shpërblim për dikë apo disa. Gjithsesi, të gjitha këto peripeci duket se do të marrin fund vetëm me fitoren e kandidatit Gjergji Mero, pasi në të kundërt Korça do të vijojë të mbetet një vuajtje e madhe.