Ironia therëse e Dylgjerit/ Edhe Batoni u ringjall pasi e ‘vranë’ serbët, dëshmitar janë Klani dhe…

575
Sigal

Ylli Dylgjeri përmes një postimi në rrjetet sociale ka përdorur një ironi therëse ndaj analistit Baton Haxhiu, i njohur për qëndrimet në ekstrem në mbështetje të kryeministrit Edi Rama.

E ndërsa i referohet festës së Pashkëve ortodokse, Dylgjeri shkruan se dy raste njeh njerëzimi të Ringjalles: Rasti i parë është Krishti, i dyti Baton Haxhiu, pasi e “vranë” serbët.

Postimi i Dylgjerit

Dy raste njeh njerzimi të Ringjalljes…

Rasti i parë, është ringjallja e Krishtit, dhe, rasti i dytë, është ringjallja e Baton Haxhisë pasi e “vranë” serbët!!!

Rasti i parë kujtohet e festohet në gjithë botën. Rasti i dytë kujtohet e përbuzet mes shqiptarëve.

Për Krishtin, ndahen vezë të kuqe, për Batonin, ndahet grurë me hormone.

Për Krishtin, engjëjt janë dëshmitar, për Batonin, dëshmitar është Thaçi e Klani…