Ironia me çadrën e Le Pen/ Komentuesi: Do t’kishte marrë lumi o shalëgjatë, si ia kthen Rama

462
Duke qenë se kryeministri Edi Rama nuk lë rast pa ironizuar Lulzim Bashën dhe çadrën e protestës së Partisë Demokratike, kësaj here ai përdori fitoren Macron si President i Francës.
Pak momente pas zgjedhjes së 39-vjeçarit në krye të vendit, kreu i qeverisë postoi një ‘meme’ ku Marine Le Pen pas humbjes thotë: “Që sot do ngrej çadrat tek Kulla Eiffel dhe do të kërkoj numërim elektronik”.

Menjëherë vërshuan komentet në statusin e Ramës dhe të shumtë ishin ata që e kritikonin, por kryeministri nuk i la pa përgjigje.

Komentuesi: Mir Qe Sfitoj Kjo Se Do Tkishte Marr Lumi o ShaleGjate Se Me TRUMP u Dogje i Her

Rama: Qesh mire kush qesh i fundit An Di dhe mos u merzit pse je i shkurter, rendesi ka mendja sa larg te con jo trupi sa lart te ngjit

Komentuesi 2: O Andikapat.. po me 21 janari ca bere?
Rama: Born, meso shqip njehere pastaj shkruaj se ti i’a merr te keqen çdo njeriu me aftesi te kufizuar me keto mend qe ke

Komentuesi 3: Mire qe prite me postu se ishe djeg si me parashikimet per Donald Trump.

Rama: Ardit, une nuk merrem me parashikime se nuk e pi kafen turke
Sigal