Ironia e Ramës me Bashën: Këtu kultivohet një lloj kastraveci që…

93
Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin për drogën e lidhje me bandat në replikë, Rama e zhvendosi fjalën e tij tek çështja e Himarës.
Por në fund nuk nguroi t’i përgjigjej edhe për mungesën e kultivimit të perimeve si domate, karrota e patate. “Këtu ka një lloj kastraveci që nuk eksportohet, për kultovohet në llumin e politës së PD”.
Menjëherë pas Ramës, fjalën e mori kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i cili ia ktheu me të njëjtën ironi kryeministrit “O më i madhi i kastravecëve” e më pas vijoi me akuzat e tij të lidhjes së qeverisë me drogën.
“A e shikoni këtë kloun që refuzon t’i përgjigjet pyetjes pse e zhyte këtë vend në krim, pse i bëre kryetarë bashkish kriminelët? Pse duhen kryebashkiakët në tavolinën e kriminelëve, ty po të them Edi Rama, nuk i ikën kurrë kësaj pyetje ti. Streha e fundit e maskarait është pseudo-patriotizmi, ti patriot? Ti nuk do që të çelen negociatat. Ti merr milionat me kërbaç nga xhepat e qytetarëve për t’i ndarë me oligarkët, me të cilët mban pushtetin.
O me i madhi i kastravecëve, këto janë shifrat , do të japësh llogari, herët a vonë, unë besoj më shumë herët se sa vonë,” tha Basha.