Ironia e Ramës: Jepet me qera çadër 3 muaj e përdorur, me pamje nga kryeministria

527
Pas marrëveshjes së arritur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe pas vendimit të këtij të fundit për të çmontuar çadrën e protestës pas 90 ditësh nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama nuk i ndal sërish ironitë.
Mëngjesin e sotëm ai e ka uruar me “rikthimin e jetës normale sot me hapjen e bulevardit”.

“Me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale. Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit,” shkruan Rama në Facebook.

Bashkangjitur shkrimit, ai poston një foto me një tendë ku shkruhet: “Jepet çadër me qera, për vente dasma e protesta. Tre muaj e përdorur, në gjendje të mirë teknike, full options, biles me pamje nga Kryeministria”


Sigal