Ironia e Palokës: Rusët i fitokërkan zgjedhjet në SHBA e i humbkërkan në Shqipëri

574
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ironizuar portalin duke thënë se sipas saj “rusët i paskan humbur zgjedhjet në SHBA (pas lajmit në mediat botërore se rusët kanë ndikuar në fushatën e Trump) dhe i humbkan në Shqipëri. “Sipas revistës “Nona Soros” ( që deklaron se nuk merr dollarë nga Rama po vetëm nga dora e Xhorxhit) rusët fituan zgjedhjet në SHBA dhe i humbën në Shqipëri .Me siguri që në zgjedhjet e tjera në SHBA, për të qenë të sigurt që Presidentin e SHBA nuk do e zgjedhin prapë rusët, do të merret një kandidat nga “Rilindja” sepse kanë treguar që janë të vetmit që dinë si të fitojnë kundër rusëve. Në se vetë lideri global nuk do të denjojë të kandidojë përballë “turpit të njerëzimit” atëherë me siguri do çojë Ballën e tij.
Sigal