Ironia e Blushit: Ç’ më tha një mik për qeverinë Berisha-Rama

400
Deputeti Ben Blushi, kreu i LIBRA-s, ka ironizuar situatën politike në vend, ndërsa ndau me ndjekësit e tij në “Facebook’ një ‘bisedë’ që kishte bërë me një mik të tijin.
Blushi pohoi se këto dy muajt e fundit Ministria e Brendshme kishte ndërruar më shumë ministra sesa miku i tij xhaketa.

Ditë e hënë, në seancën e jashtëzakonshme plenare, ku u votua vettingu, Blushi nuk i kurse shuplakat për marrëveshjen Rama-Basha.

“Ç’ MË THA NJË MIK PËR QEVERINË BERISHA-RAMA

Nje mik i imi që punon në Ministrinë e Brendshme më tha se në dy muajt e fundit ka ndrruar më shumë ministra se xhaketa.”, citohet në mesazhin e Blushit.
Sigal