Irena Beqiraj, ish-zvministre: A flet drejtësia me heshtje?!

706
Sigal

A flet drejtësia me heshtje?! Lexoj në Media që dosja 184 (përgjimet e Dibrës) është mbyllur njëherë e mirë pasi ka kaluar afati maksimal i lejuar për hetim, sipas kodit të procedurës penale. Po sipas mediave, edhe pse afatet kanë kaluar nuk ka pasur asnjë person nën hetim për këtë dosje. Ndërkohë politikisht çdo ditë ftohemi që me durim, qetësi e besim të presim të flasë drejtësia. Ka ndonjë mënyrë që ajo dosje të rihapet sërish? A ka ndonjë person nën hetim? Nëse po, ky është një lajm i mirë që mezi pres ta dëgjoj, edhe kurrë nuk ka për të më humbur durimi edhe besimi që drejtësia do të flasë. Nëse jo, e vetmja drejtësi që mund të presim është që USA edhe BE, t’ju heqë të drejtën autorëve të krimit elektoral për të mos shkelur në këto vende? Megjithëse, nëse asnjë nuk po hetohet, nuk ka as autorë të krimit elektoral!!! Këtu bëhem lëmsh, e gjërat më ngatërrohen. Por duke u munduar të gjej një arsyetim për të shpëtuar besimin edhe për të ushqyer durimin tim, vendosa të ngre modelin tim logjik mbi supozimet:

  1. Krim elektoral bën vetëm kundërshtari,
  2. Edhe e vërteta është pronë e padiskutueshme vetëm e palës që unë përfaqësoj.

Në këtë rast nuk ka krim elektoral, përgjimet nuk janë prova, edhe drejtësia nuk ka çfarë të thotë, edhe si gjithmonë për këto çështje ka folur me heshtje! Bën mirë të gjej kush na prishi qetësinë!