“Investimet në shkolla”, Nikolla: Mbështesim të rinjtë ekselentë

646
Sigal

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka deklaruar se do të vijojnë investimet dhe mbështetjet për studentët ekselentë, të cilët studiojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Ajo tha se këtë vit janë realizuar programe të reja në shkollat e vendit, ndërsa shtoi se investimet kanë qenë të kategorizuara edhe në pajisjet laboratorike.

“Financuam 64 projekte të reja në shkolla, duke mundësuar një standard të ri për shkollat në vend. Shkollat e reja kanë adresuar edhe buxhet dhe pajisjen me fonde për bankat shkollore, por edhe investime për pajisjet laboratorike në vlerë 100 mln euro. Ka patur mbështetje financiare e studentëve ekselentë në programet e shkëmbimit për studentët dhe stafin akademik mes universiteteve.’, tha ministrja, teksa foli në foltoren e Kuvendit.